Facebook sërish shkel privatësinë e përdoruesve, publikohen 267 milionë emra dhe numra telefonash

Facebook sërish shkel privatësinë e përdoruesve, publikohen 267 milionë emra dhe numra telefonash


Të dhënat ishin në një format të pambrojtur dhe të kopjuara në forumet e hakerave. Raportet tregojnë se kjo paraqet një thesar të të dhënave për reklamuesit, sepse të dhënat janë të ligjshme dhe vijnë nga vetë rrjeti social.

Për hakerat zotërimi i këtyre të dhënave do të thotë që ato mund të ndërlidhin të dhënat nga regjistrimet e telefonit me profilet e përdoruesve të Facebook.

Sipas analistëve, të dhënat mund të kompromentohen përmes një API që i jep zhvilluesve akses mbi këto të dhëna, për listat e miqve, grupet dhe fotot.

Hakerët shkarkojnë në mënyrë të rregullt të dhëna të tilla të përdoruesve ose mund t’i blejnë ato në Dark Web. Dhe meqë të dhënat përfshijnë edhe numrat e telefonave, kjo do të thotë që hakerët mund të kryejnë sulme më të sofistikuara në formën e telefonatave ose email-eve.

Facebook është kritikuar vitet e fundit për shkak të mungesës së protokolleve të sigurisë.

Incidenti më i famshëm lidhet me Cambridge Analytica, e cila kishte marrë të dhënat e përdoruesve të Facebook duke përdorur një aplikacion që nuk ishte veçse një studim akademik.

Por shkelja e fundit është shumë më e madhe në fushëveprim. Sondazhi mblodhi të dhëna nga 87 milionë përdorues, që sipas studiuesve totali është 267 milionë llogari.

Nuk ka asnjë informacion se si përdoruesit mund të zbulojnë nëse të dhënat e tyre janë hakuar apo nëse databaza po shpërndahet akoma mes forumeve të hakerave.

DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0