Facebook po përgjon përdoruesit? - Business Magazine Albania

Facebook po përgjon përdoruesit?


Drejtues të rrjetit social “Facebook” zyrtarisht kanë hedhur poshtë pohimet se përdoruesit e “Facebook”-ut janë duke u përgjuar përmes rrugës ndërsa ata janë duke përdorur rrjetin.

“Facebook nuk shfrytëzon mikrofonin e telefonit tuaj për të reklamuar gjëra të caktuara dhe të ndryshojë ato që jeni duke shikuar në News Feed. Kohë më parë janë publikuar artikuj që sugjeronin se po i përgjojmë përdoruesit, në mënyrë që t’ua plasojmë reklamat e caktuara, por kjo nuk është e vërtetë. Ne paraqesim reklama në pajtim me interesat e njerëzve, por jo në bazë të asaj që përdoruesit flasin”, thuhet në reagim.

“Mikrofonit të telefonit i qasemi vetëm nëse përdoruesi ka dhënë pajtimin për këtë që të përdoren funksione specifike, të cilat kërkojnë audio incizim. Kjo nënkupton xhirimin e videove ose vendosjen e ndonjë xhirimi muzikor apo audio muzikor në kuadër të statusit”, thuhet më tej në reagim.

Përdorues të rrjetit “Facebook” kishin shfaqur shqetësime lidhur me përgjimet e mundshme nga ana e “Facebook”, pasi kishin vërejtur se pak pas bisedës së tyre para telefonit me ndonjë mik, rrjeti shoqëror ua kishte paraqitur në faqe pikërisht gjërat e njëjta për të cilat kishin diskutuar.

/noa.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0