Facebook bllokon mbi 1600 llogari të propagandës ruse - Business Magazine Albania

Facebook bllokon mbi 1600 llogari të propagandës ruse

Mbi 1 mijë e 600 llogari të rreme në Facebook janë bllokuar nga kompania “Meta” të dyshuara për përhapjen e propagandës ruse në Gjermani, Itali, Francë, Britani të Madhe dhe Ukrainë. Kompania njoftoi se kishte bllokuar rrjetin më të madh dhe më kompleks të lidhur me Rusinë, i identifikuar ndonjëherë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, raporton ANSA.
“Meta” kishte identifikuar dhe çaktivizuar rrjetin e lajmeve të rreme përpara se të shpërndaheshin te një audiencë e madhe.
Operacioni përfshiu mbi 60 faqe kopjimi të disa prej gazetave më prestigjioze perëndimore, duke përfshirë britaniken “The Guardian” dhe gjermanen “Der Spiegel”.

Studiuesit e “Meta” gjithashtu identifikuan dhe çaktivizuan një rrjet shumë më të vogël lajmesh të rreme nga Kina, dhe u përpoqën të përhapnin informacione me përmbajtje politike në SHBA. Lajmet e rreme u shfaqën vetëm te një audiencë shumë e kufizuar amerikane, përmes disa postimeve që shiheshin vetëm nga një person. Megjithatë, kompania theksoi se ishte rrjeti i parë i Pekinit që shënjestroi amerikanët përmes mesazheve politike përpara zgjedhjeve afatmesme.wcti12

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0