Fabrika e letrave higjienike “Flutra” fillon eksportin në Londër - Business Magazine Albania

Fabrika e letrave higjienike “Flutra” fillon eksportin në Londër


Nga sot fabrika kosovare e letrës higjienike “Flutra” ka filluar eksportin e letrës edhe në Londër.

Nga fabrika “Flutra”, kanë thënë  se nisja e eksportit në Londër është e një rëndësie të veçantë pasi, sipas tij, fillon një bashkëpunim ekonomik me Londrën dhe që kjo ndihmon Kosovën si shtet i ri në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik.

“Sot kemi filluar eksportin për Londër. Kjo ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve, pasi prodhimet kosovare po eksportohen edhe në vende të tjera”, thonë në “Flutra”.

Fabrika në fjalë eksporton letër higjienike edhe në Zvicër, ku pronari u shpreh i kënaqur me eksportin në këtë vend, pasi ka edhe shumë bashkatdhetarë atje, të cilët i dëshirojnë prodhimet e Kosovës.

“Në Zvicër eksportojmë letër higjienike prej dy vite e gjysëm dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe përfitimet nga atje”.

Gjithashtu, fabrika “Flutra” pritet që në të ardhmen t’a zgjerojë eksportin edhe në pjesë të tjera të Europës, por edhe në kontinentet e tjera që për momentin cak është Amerika. Cilësia e letrës është e lartë pasi ka edhe shumë kërkesa për të.

Eksporti i letrës higjienike “Flutra”, në vende të ndryshme nëpër botë do ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e saj ekonomik dhe do t’i sjellë të mira vendit.

14859450_10154420749621049_894814598_o

 

burimi: gazetablic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0