Ky workshop do të jetë i specializuar në definicionet dhe operimet bazë të lidershipit në mjedisin social dhe profesional. Do të keni mundësinë të mësoni në mënyrë praktike nën udhëheqjen e trajnerëve, metoda inovative të marketingut, menaxhimit të konflikteve, aplikime të diplomacisë publike, motivimit të grupit dhe rritjes së bashkëpunimit në mjedisin e punës. Workshopi zgjat një ditë dhe ju mund të zgjidhni midis 2 datave në dispozicion.
Regjistrohuni për të marrë pjesë në këtë workshop klikoni këtu.
Pjesëmarrja është e limituar, për shkak të ndërveprimit që synohet me pjesëmarrësit!
Pjesëmarrësit në fund të workshopit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe materialet logjistike informuese.
Pagesa e pjesëmarrjes për këtë workshop është:
Anëtarë të LDA – 500 lekë ( të reja)
Studentë, profesionistë – 700 lekë ( te reja)
Për çdo pyetje ose paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni në emailin lda.albania.contact@gmail.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.