Workshop: "How to make a virtual assistant using Machine Learning and AI?" » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Workshop: “How to make a virtual assistant using Machine Learning and AI?”

Mars 19, 2019, 18:00
Protik Innovation Center Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë

Në ditët e sotme shohim një automatizim të proceseve të punës në biznese të ndryshme. Sfida e radhës është automatizimi i komunikimit midis punonjësve dhe vetë biznesit, gjithashtu dhe e biznesit me klientët e tij.

Asistenti Virtual është ai që i jep zgjidhje automatizimit të komunikimit duke u mbështetur në Inteligjencën Artificiale (AI), Natural Language Processing(NLP) që është një fushë e Machine Learning (ML).

Do kuptojmë si, ku dhe pse Asistenti Virtual do të ndryshojë mënyrën se si ne do të punojmë.

Arbër Coku, CEO & Co-Founder i Orescha Technologies dhe një sipërmarrës i apasionuar pas teknologjisë. Themeloi bashkë me ortakun e tij kompaninë e parë shqiptare që ofron shërbime të Inteligjencës Artificiale në tregun vendas dhe të huaj. Arbri do të na tregojë se si e ka nisur këtë shërbim dhe Asistentin Virtual për të cilin do të flitet në këtë event.

Për t’u bërë pjesë klikoni Këtu.

Share