Workshop 1 ditor: "Strategic Planning & Implementation" - Business Magazine Albania

Workshop 1 ditor: “Strategic Planning & Implementation”


Ky workshop intensiv 1 ditor trajton një sërë komponentësh kryesorë në ndërtimin e strategjisë së kompanisë – nga dinamika e tregut në kapacitetet e brendshme – në kërkimin e balancimit të dinamikës së jashtme me brendësinë. Gjithashtu do të përqëndrohet në Objektivat dhe Rezultatet Kryesore, metodologjitë agile të punës, vlerësimin objektiv dhe strategjik dhe kontabilitetin e inovacionit. Së fundi, përqëndrohet në brendësi të organizatës dhe në kufizimet e zbatimit të trajtimit të njerëzve dhe burimeve.

Lektor i workshop Erik Kristiansen

Erik Kristiansen është themelues i firmës së konsulencës “BRAINS” që ndodhet në Kopenhagë, Danimarkë. BRAINS ofron programe akselerimi për inovacionin dhe mësime për kompanitë private dhe publike të mëdha dhe të mesme. Erik Kristiansen ka punuar me 8 ambasadorë të ndryshëm në programet e ndryshimit në Azi, BE dhe Afrikë. Së fundi, Erik për rreth dy vjet e gjysëm ka qenë një mentor për startup-et finlandeze, gjermane dhe afrikane duke i lejuar atij të ndjekë sfidat dhe mundësitë që kompanitë më të vogla hasin në rritjen e tyre.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Çmimi: 150 euro (dreka dhe coffee breaks të përfshira)

Axhendën për eventin e gjeni Këtu.

Për të marrë biletën tuaj klikoni në linkun: http://networktribe.al/show-interest/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0