Work & Study 2017 - Business Magazine Albania

Work & Study 2017


Work & Study, edicioni i 8-të vjen sërish këtë vit në një dimension të ri dhe të konsoliduar. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mbeten partnerët tanë të përhershëm në zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm. Edhe këtë vit ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij bashkëpunimi të frytshëm nga datat 18-19-20 maj 2017 në Pallatin e Kongreseve.

Pse?

WORK & STUDY një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010,
e ku vit pas viti ka përmirësuar treguesit e saj në drejtim të të punësuarve dhe bursave profesionale të studimit. E nisur si një dëshirë për të sjellë ndryshimin në përshtatjen e kërkesës me ofertën, tashmë është kthyer në një institucion dhe domosdoshmëri për përshtatjen e burimeve njerëzore. Çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies. Ky event solli në vitin e parë të nisjes së tij 500 vende të reja pune e 400 bursa studimi, e në vitin 2016 shifrat u trefishuan, duke pasur një numër më të madh sipërmarrësish dhe më shumë se 1500 vende pune.

Në këtë edicion, Work & Study synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet orientimit të të gjithë kërkesës së studimit drejt Universiteteve Shqiptare.

Në këtë panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha Punëdhënësish dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë dhe aktivitete informuese dhe trajnuese

Ftohen të marrin pjesë të gjithë ata:

1- Që kërkojnë të punësojnë njerëz në profesione që mungojnë sot në treg, si hidraulik, elektricist, automekanik, rrobaqepës, parukierë, estetistë apo guida tours etj.
2- Punëdhënësit e interesuar për të patur mundësinë e rekrutimit të punonjësve të kualifikuar në sajë të ofertës më të mirë referuar nga universitetet tona.
3- Punëmarrësit e interesuar për të marrë informacion rreth vendeve të reja të punës dhe të njihen me tregun e punës.
4- Institucionet Arsimore për të ekspozuar ofertat e tyre më të mira.
5- Organizatat dhe Entet që ndihmojnë në krijimin dhe mbarëvajtjen e kompanive në Shqipëri.
6- Të sapodiplomuarit e arsimit profesional do t’ju ofrohet intership një muaj në kompanitë pjesëmarrëse etj.

Duke e vlerësuar këtë event si një pikë ku sipërmarrja takohet me kërkesën për punë, ku universitetet kanë mundësi të shpalosin ofertat e tyre për të përshtatur kërkesën e tregut me formimin profesional.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e tij.

Për më shumë mund të ndiqni spotin zyrtar të Work & Study 2017.

https://youtu.be/cJZhJf0ok90

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0