Women entrepreneurship and diversity: Secret Santa Gift Exchange

Women entrepreneurship and diversity: Secret Santa Gift Exchange


Dhjetori po afron dhe ne bëhemi gati për festat! Duke lënë pas një vit të suksesshëm dhe plot sfida, i cili gjithashtu shënon përvjetorin e parë të NAWE (Network of Albanian Women Entrepreneurs), ju ftojmë të bashkoheni me ne pasditen e 2 Dhjetorit për të festuar bashkë arritjet, sfidat dhe për të mirëpritur sezonin festiv.

Ejani në Destil Hostel Albania, për një pasdite ndryshe, me prezantime frymëzuese, ushqim, pije dhe një lojë misterioze dhuratash kombinuar me biseda miqësore dhe networking. Më datë 2 Dhjetor, do të keni mundësinë të njihni njerëz interesantë, të përditësoheni me miq dhe të na tregoni më shumë për veten tuaj (edhe të na e shfaqni punën tuaj).

Madi Sharma kthehet sërish ‘in town’, për edicionin e dytë të Women Entrepreneurship and Diversity dhe për të promovuar librin e saj më të fundit, ‘Madi No Excuses!’ Pas suksesit të eventit të vjetshëm në Nëntor, ‘Lifting the Barriers of Gender Equality and Financial Inclusion’ dhe interesit e kërkesave të pjesëmarrësve, vendosëm të rikthehemi më datë 2 Dhjetor në Destil, për të krijuar një atmosferë akoma më të ngrohtë mes mikeshash dhe kolegesh të suksesshme. Vendi ku do të zhvillohet eventi ka një domethënie gjithashtu; Destil është një hapësirë alternative e cila drejtohet prej vitesh nga nga një grua e re sipërmarrëse, e cila po ndryshon konceptin e përdorimit të ambienteve publike në Shqipëri.

Si funksionon Secret Santa? Çdokush që ka dëshirë të marrë pjesë, duhet të sjellë një dhuratë (edhe një lule mjafton). Emrat e pjesëmarrësve do të vendosen në një kuti dhe do të miksohen. Çdo njeri më pas, zgjedh një emër nga kutia, pa i treguar askujt se cili emër i qëlloi deri në fund të mbrëmjes. Në fund, kur të jepet lajmërimi, secili nga pjesëmarrësit do të shkëmbejë dhuratën e saj/tij me personin përkatës.

**Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi dërgoni një email në jdoda@easypay.al me emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe institucionin/kompaninë që përfaqësoni (edhe nëse thjesht përfaqësoni veten tuaj!). Jeni të mirëpritur të ftoni miq dhe kolegë, por sigurohuni të dërgoni të dhënat e tyre gjithashtu.**

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0