WIFI në Menaxhim Biznesi & Bashkëpunim me Bizneset Austriake - Business Magazine Albania

WIFI në Menaxhim Biznesi & Bashkëpunim me Bizneset Austriake


Trajnime Profesionale në Menaxhim Biznesi

Takime b2b me Bizneset Austriake

Projekte Ndërkombëtare

Bashkëpunim me Bizneset Austriake
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCI Tirana), në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vijon organizimin e trajnimeve nën brandin nderkombetar “WIFI” në Menaxhimin e Sipërmarrjes. Ky ëshë viti i 9º i organizimit të këtyre kurseve trajnimi i cili ka rezultuar me shumë sukses në ngritjen profesionale të nivelit menaxherial dhe jo vetem, në rritjen e interesit të sipermarrjes austriake si dhe ne bashkëpunime të ndërsjellta me biznesin shqiptar.

Si ofrohen këto Kurse?

Programi i trajnimit “WIFI” të ofruara nga CCI Tirana (Chamber of Commerce and Industry of Tirana), janë te organizuara që ti vijë në ndihmë biznesit shqiptar për mundesi më të mëdha bashkëpunimi me bizneset Austriake. Në marrëveshje me WKO dhe CCIT, pjesa më e madhe e kostove të trajnimit përballohet nga partneret, ndërsa pjesemarresit në kete trajnim paguajnë një “Fee” simbolike dhe mjaft ekonomike.

Qëllimi i Programit WIFI-AUSTRIA

Ngritjen profesionale të nivelit menaxherial, me lektore/ekspertë ndërkombëtare, duke ofruar mundësinë e bashkëpunimit dhe partneriteti me sipermarrje Austriake me qellim shtimin e eksporteve dhe shitjeve.

Lektorët

Në këtë program do të kemi një përzgjedhje të lektorëve më të mirë ndërkombëtar (Austriakë) me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit.

Modulet dhe Lektorët

Moduli Iº 19-20-21.10.2017

Innovative Methods in Business, Finance and Marketing

Module IIº 26 – 27-28 .10.2017

Risk of Business Management

Module IIIº 01-02-03 .11.2017

Strategic Planning / Organizational Skills

Vizita në Wien –Austri 11-15 Dhjeor.2017

Target Group
Kurset jane te dizenjuara për menaxherë apo administratorë të kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale me ekspertë ndërkombëtarë. Në këto kurse trajnimi mund të marrin pjesë të gjithë ata perfaqesues te shoqerive shqiptare, që janë të interesuar për bashkëpunim me sipërmarrjen Austriake në fushat me interest e veçantë dhe me mundësi për gjetje partneriteti.

Import-Eksport

Eksperienca në këto kurse trajnimi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacion dhe përvoja.

Afati i aplikimit 29.09.2017

Për më shumë informacion, ju lutem lexoni njoftimin e plotë.

Nëse e shihni me interes pjesëmarrjen tuaj dhe/ose përfaquesesve të shoqërisë Tuaj, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 6346937

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0