Vjen në Tiranë Wine Class

Vjen në Tiranë Wine Class


verëNë datë 12 prill në Tiranë do të jetë Wine Class, me një Enolog shumë të njohur, i cili do të prezantojë një nga 10-ra kantinat e ndjekura nga ai dhe ka ndjekur prodhimin e 70 kantinave në Europë. Eventi do të mbahet në mbrëmjen e 12 prillit në ambientet e Bufe Tirana. Ky organizim do të bëhet me rastin e hapjes së Albanian Wine Society, një Fondacion, i cili është pjesë e Bibenda, Fondazione Italiana Sommelier. Qëllimi do të jetë promovimi i industrisë së verës në vendin tonë dhe impakti saj në ekonomi, turizëm dhe punësim. Po ashtu promovimi e industrisë së verës si një burim punësimi për të rinjtë, sidomos në rolin e Sommelier. Një tjetër qëllim kryesor i fondacionit është ngritja e fondeve për trajnime dhe marketing të prodhuesve shqiptar të verave, ku do të ofrohen shërbime konsulence me nivel prodhimi dhe marketingu për të menaxhuar më mirë eksportet. Wine Society Albania do të jetë e para që do të ofrojë paketa profesionale në Wine Tourism, për të promovuar më tej Shqipërinë si destinacion turistik.

Lexo:  Sirius Wine, kompania kosovare që sjell verërat me të mira në botë, mes tyre dhe një Shqiptare

Në kuadër të kësaj pune do të mbahet dhe “Albanian Wine Oscars” ku çdo vit do të zgjidhet vera më e mirë. Por, kjo do të fillojë në një moment të dytë ku do të ofrohen trajnime për këtë lloj profesioni, e po ashtu gjithçka që e rrethon këtë profesion. Kantina e parë do jetë Kantina Risveglio, e cila drejtohet nga z.Ouada.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0