Vjen në Shqipëri Hikvision Open Day – Albania 2019 » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Vjen në Shqipëri Hikvision Open Day – Albania 2019

Mars 26, 2019, ora 10:00 – 15:00
Tirana International Hotel, Sheshi Skënderbej, Tiranë

Vjen në Shqipëri, eventi më i madh i Hikvision i mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Bëhuni pjesë e këtij organizimi dhe zbuloni nga afër pse Hikvision është zgjidhja e parë e profesionistëve. Teknologjia dhe produktet e fundit do të sillen në – Hikvision Open Day. Ju do të keni mundësi t’i shikoni dhe testoni nga afër ato, të pyesni ekspertët dhe të zbuloni se si mund të përshtaten në zgjidhjet më të mira të sigurisë.

Zbuloni pse Hikvision është tashmë për 7 vite me radhë, jo vetëm prodhuesi më i madh i CCTV (sistemi i survejimit video), por furnizuesi më i mirë për zgjidhje totale sigurie në botë.

Aktiviteti fillon në orën 10:00 me një kafe mëngjesi dhe përfundon rreth orës tre pas një dreke freskuese. Do të ndahen edhe çmime, fituesit fatlumë do të marrin disa çmime emocionuese. Mos mungoni!

Data: 26 Mars 2019
Ora: 10:00 – 15:00
Vendodhja: Tirana International Hotel, Sheshi Skënderbej, Tiranë

PJESËMARRJA ËSHTË FALAS!

Linku i aplikimit: https://content.hikvision.com/hikvision-open-day-2019-tirana

Rreth Hikvision

Hikvision është ofruesi kryesor në botë i produkteve dhe zgjidhjeve inovative të sigurisë.

Hikvision tani ka më shumë se 34,000 punonjës, mbi 16,000 prej të cilëve janë inxhinierë të Kërkim & Zhvillimit. Kompania çdo vit investon 7 – 8% të të ardhurave të shitjes vjetore në kërkimin dhe zhvillimin për inovacionin e vazhdueshëm të produktit. Hikvision ka krijuar një sistem të plotë dhe multi-level të Kërkim & Zhvillimit që përfshin çdo veprim nga kërkimet për dizajnin, zhvillimin, testimin, mbështetjen teknike dhe shërbimin. Qendra e saj është në Hangzhou, ekipet e Kërkim & Zhvillimit operojnë në nivel global, duke përfshirë qendrat e Kërkim & Zhvillimit në Montreal, Kanada dhe Londër në Britani të Madhe, si dhe në pesë qytete në Kinë.

Hikvision operon me teknologjitë kryesore të kodimit audio dhe video, përpunimin e imazhit video dhe ruajtjen e të dhënave të lidhura me to, si dhe teknologjitë e avancuara siç janë cloud computing, big data dhe deep learning. Gjatë viteve të fundit, Hikvision thelloi njohuritë dhe përvojën në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve në tregje të ndryshme, duke përfshirë sigurinë publike, transportin, arsimin, kujdesin shëndetësor, institucionet financiare dhe energjinë, si dhe ndërtesat inteligjente. Prandaj, kompania ofron zgjidhje profesionale dhe të personalizuara për të plotësuar kërkesat e ndryshme të tregut. Përveç industrisë së mbikqyrjes me video, Hikvision zgjeroi biznesin e saj në industrinë e teknologjisë smart, automatizimin industrial dhe industrinë e automobilave elektronike – të gjitha të bazuara në teknologjinë e inteligjencës së videove – për të eksploruar kanalet për ruajtjen e zhvillimit afatgjatë.

Share