Çështjet që do të trajtohen në këtë forum përfshijnë kalimin e pushtetit dhe ekuilibrat e rinj në Ballkan: Roli i Shqipërisë, Sfidat dhe Pritshmëritë në Procesin e Zgjerimit, Rruga që Shqipëria ka përpara, marrëdhënia Shqipëri-Serbi. Qasja drejt stabilitetit dhe integrimit rajonal, politikat e turizmit për rritje të qëndrueshme, nafta dhe gazi. Shtytësit e domosdoshëm të rritjes së Shqipërisë, Infrastruktura, Lidhshmëria dhe Ndërtimi, nxitja e performancës ekonomike të Shqipërisë dhe qyteteve të zgjuara.
Folësit që tashmë kanë konfirmuar janë:
- Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
- Natalya Apostolova, Ambasadore e BE-së në Kosovë
- Shpend Balija, CEO dhe anëtar i bordit në Bordin e Drejtorëve të Këshillit Europian të Investimeve, Kosovë
- Guido Clary, Menaxher për Shqipërinë i Bankës Europiane të Investimeve
- Enio Jaco, President i Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri
- Yannis Kirkinezis, Drejtor për Zhvillimin e Biznesit, pranë Hill International
- George Kremlis, Drejtor Nderi, Komisioni Europian
- Ines Mucostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë
- Stathis Natsis, drejtor Ekzekutiv i Mbikqyrjes së Biznesit, TERNA
- Georgios Papanastasiou, CEO, Alpha Bank Albania. President i Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri
- Erlet Shaqe, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Energjisë
- Björn Thies, Drejtor për Shqipërinë, KfW Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.