Unë jam brezi i barazisë. Të përmbushim të drejtat e grave

Unë jam brezi i barazisë. Të përmbushim të drejtat e grave


grate

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave, Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me disa organizata partnere dhe aktiviste/ë, për të drejtat e grave ju ftojnë të hënën më 9 mars në Shtëpinë e Evropës, nga ora 10:00 deri në 20:00, për një gamë të plotë veprimtarish ndërgjegjësimi dhe ndërvepruese.

Gjatë gjithë ditës, në ambientet e Shtëpisë së Evropës do të mbahen seanca diskutimi mbi çështjet e barazisë gjinore, të drejtat e grave, thyerjen e stereotipave dhe mendësive, pjesëmarrjen e grave në sipërmarrjet sociale, situatën e grave në zonat rurale, angazhimin dhe përfshirjen djemve dhe burrave si dhe çështje të tjera.

“Tregu i prodhimeve lokale” do të ofrojë një mundësi për të paraqitur një larmi punimesh artizanale tradicionale, si dhe bimë mjekësore nga disa grupe vajzash dhe grash nga zona të ndryshme në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të përdoren për grupe të ndryshme të grave në nevojë.

Do të organizohen gjithashtu një sërë shfaqjesh, instalacionesh dhe ekspozita artistike, të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi të drejtat e grave dhe kontributin e tyre.

Dita do të mbyllet me shfaqjet e disa filmave të shkurtër dhe filmit shqiptar “Day Break”, në orën 18:30.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0