Trio Talks "Pema e njohurive dixhitale"

Trio Talks “Pema e njohurive dixhitale”


Që nga smartphone-ët që kemi në duar, përdorimi i programuar i pajisjeve të kompanive apo deri tek kontrolli i funksionaliteteve në shtëpitë tona, nuk ka aspekt jetësor në shekullin e 21 që të mos jetë prekur nga zhvillimi i teknologjisë dixhitale. Por ndërkohë që të gjithë e përdorim, shumë pak kanë njohuri mbi organizimin e tyre përtej ndërfaqes që shohim në ekrane.
Biseda do të fokusohet në elementët kryesore që shërbejnë si struktura përbërëse të ekosistemit dixhital duke shpjeguar koncepte si pajisjet hardware, sistemi i telekomunikimit dhe i operimit, aplikacionet web dhe mobile, database dhe të tjera, të integruara së bashku.

Për të gjithë nxënësit që synojnë të jenë studentët e rinj të Informatikës, ky ‘Talk’ është posaçërisht për ju. Për të gjithë studentët që ende nuk e kuptojnë panoramën e plotë dixhitale, ky aktivitet është gjithashtu për ju.

I ftuar do të jetë Igli Hakrama, pedagog në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka. Igli ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale dhe akademike në fushën e Shkencave Kompjuterike, me ekspertizë të thellë në probleme të ndryshme të Sistemeve të Informacionit dhe Inxhinierisë Softuerike. Igli ka përfunduar studimet në Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës, si dhe është diplomuar në 2 studime Master: për Inxhinieri Kompjuterike dhe Studime Ekonomike Europiane. Ai ka qenë mentorues për disa vite në shumë evente dedikuar sipërmarrjes në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0