Trajnim: "Si të Ndërtoni Planin e Biznesit"

Trajnim: “Si të Ndërtoni Planin e Biznesit”


Do të krijoni një sipërmarrje të re? Do të zgjeroni biznesin me produkte apo shërbime të reja? Do të kryeni një investim të ri? Doni të aplikoni për një hua bankare? Doni të aplikoni për një grant apo mbështetje financiare? Doni të përmirësoni performancën e kompanisë suaj? Doni ta rrisni biznesin tuaj në mënyrë të sigurt?

Pa një PLAN BIZNESI, është e pamundur t’i realizoni qëllimet dhe objektivat tuaja!

Filloni të trajnoni pjesëtarët e stafit tuaj drejtues, por edhe specialistët e financës, marketingut, shitjes, prodhimit, burimeve njerëzore, etj., për t’i aftësuar për hartimin dhe zbatimin e një plani biznesi të suksesshëm.

Ejani në trainimin që EJ Business Consulting do të organizoj, për të shpjeguar hapat dhe metodologjinë më bashkohore për ndërtimin e një plani biznesi dhe implementimin në praktikë të tij.

Trajnimi do të zhvillohet më 15 Tetor 2018, ora 15.00 – 20.00, në ambjentet e Tirana Business University, në Rrugën e Kavajës, Tiranë.

*Numri i pjesëmarrësve është shumë i limituar.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e trajnimit. Pagesa për trajnimin është 5000 Lekë.

Regjistrohuni në: +355 67 20 32 205 dhe adresën e email ejbusinessconsultant@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0