Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe - Business Magazine Albania

Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe


Tirana SME WeekInstituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze dhe Cooperazione Italiana do të organizojë aktivitetin me temë “Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe”, në datat 16 dhe 17 Nëntor 2017 pranë ambienteve të Telekom Mobile, Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë.

Java e SME-ve është një fushatë pan-europiane që synon të promovojë sipërmarrjen në Europë. Aktivitete të tilla ndihmojnë sipërmarrësit ekzistues të gjejnë informacion mbi mbështetjen në dispozicion të tyre dhe përpiqen të inkurajojnë më shumë njerëz për të startuar një sipërmarrje.

Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë sipërmarrësit ekzistues apo potencialë për Startup-e, organizata të biznesit, autoritetet publike në shërbim të biznesit, institucionet e formimit profesional, etj.

Ky aktivititet dy ditor do të fokusohet kryesisht në temat si më poshtë:

  • Tryezë e rrumbullakët për prodhimin “Made in Albania”
  • BE-ja, një partner ekonomik
  • Roli i medias në perceptimin e konsumatorit dhe rritjen e standardeve të cilësisë për produktet shqiptare.
  • Aksesi në financë
  • Konkurrueshmëria e SME-ve nëpërmjet inovacionit

Për të marrë pjesë në aktivitet, të interesuarit të dërgojnë një email në adresën info@sme.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0