Tirana mirëpret konferencën rajonale “Industritë Kreative” më 23-24 Tetor

Tirana mirëpret konferencën rajonale “Industritë Kreative” më 23-24 Tetor


eventMë 23 dhe 24 Tetor në Tiranë, ekspertë Sllovakë dhe Shqiptarë nga fusha e industrive kreative do të organizojnë një konferencë dy ditore, e cila ka për qëllim të sjellë eksperiencat më të mira në këtë sektor në Shqipëri. Konferenca vjen si një bashkëpunim i ngushtë mes SOVVA, CIVVITA, ICTSlab, Universitetit Polis dhe Fondacionit Ivanaj të Nju Jorkut dhe Tiranës.

Gjatë konferencës dy ditore do të organizohen prezantime, diskutime dhe konsultime ekskluzive dizajnuar për tu ardhur në ndihmë Industrive Kreative në Shqipëri si reklamimi, arkitektura, arti, moda, dizajni, teknologjia informacionit dhe media të cilat shihen si xhevahirët e fshehur të një komuniteti kreativ. Ky sektor dyfishoi kontributin e tij në GDP Evropiane nga 2.6% në 2005 në 5.3% në 2015-ën.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ambasadori Sllovak në Tiranë z. Peter Spisiak, Drejtorja e Agjencisë Sllovake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Zj. Lucia Kiss, Drejtori i SOVVA z. Daniel Straka, dhe Drejtori Menaxhues i ICTSmedia dhe bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Në një kohë kur globalizimi po ndodh me shpejtësi, shumë vende të botës e kanë pranuar se kombinimi i kulturës dhe tregtisë që industritë kreative përfaqësojnë, janë një potencial i madh të ardhurash, vende të reja pune, eksportesh dhe të njëjtën kohë të promovojnë përfshirjen sociale, diversitetin kulturor dhe zhvillimin njerëzor.

Pse duhet të bëheni pjesë e kësaj konference?

Krahas prezantimeve dhe diskutimeve të cilat do të mbahen për të ndihmuar dhe orientuar industritë kreative në Shqipëri, pjesëmarrësit do të njihen me histori suksesi në këtë sektor dhe me disa prej praktikave më të vyera Sllovake të industrive kreative. Ata do të sillen nga kreativë të suksesshëm si Stefan Klein, Alexanda Miklasova, Dana Kleinert, Ilir Butka, Rafaela Rica, Simon Kliman, Arjeta Dhima, Zora Jaurova, Simon Battisti, Pezana Rexha, Michal Laco, Kristina Korcekova dhe Ledian Bregasi.

Si të krijoni një kompani të suksesshme në industritë kreative; si të aksesoni tregun kreativ, si të komunikoni dhe tregtoni vlerat unike, si të krijoni një inkubator kreativ, qyteti si një laborator transformimi i Tiranës dhe Bratislavës, sjellja e arkitekturës dhe sipërmarrjes së bashku, edukimi i studentëve për të qenë sipërmarrës janë disa prej tematikave që do të prekë kjo konferencë në ditën e saj të parë. Më 24 Tetor do të organizohet një workshop për krijimin e një inkubator kreativ në Universitetin Polis si dhe një tryezë e rrumbullakët në qendrën laboratorike ICTSlab.

Axhenda e plotë e konferencës:

E Mërkurë 23 Tetor 2019 9:30-17:00

  • 9:00 – 9:30 Regjistrimi
  • 9:30 – 9:50 Hapja
  • 9:50 – 10:20 Si të krijoni një kompani të suksesshme në industrinë kreative: studim mbi makinat fluturuese Aeromobil dhe Aircar
  • 10:20 – 10:45 Aksesimi i Tregut. Krijimi i një tregu inovativ për veprat artizanale. Studim i Sashe
  • 11:15 – 11:30 Formimi i një organizate përfaqësuese. Studim i Slovak Fashion Council
  • 11:30 – 11:45 Të jesh një lojtar ose spektator. Krijimi i një tregu filmik Ballkanik me vështirësitë, pengesat dhe sfidat
  • 11:45 – 12:00 Si ti komunikoni dhe tregtoni vlerat unike të propozimit tuaj
  • 12:00 – 12:30 Si të krijoni një inkubator kreativ? Studim i Cvernovka
  • 12:30 – 13:30 Dreka
  • 13:30 – 13:45 Fjalimet publike përmes ventrilokuizmit
  • 13:45 – 14:00 Qyteti si një laborator për inovatorët kreativë. Studim i qytetit Kosice
  • 14:00 – 14:30 Qyteti si një laborator – Transformimi i Tiranës dhe Bratislavës në laborator
  • 14:30 – 14:45 Sjellja e arkitekturës dhe sipërmarrjes së bashku për të adresuar sfidat sociale dhe ekologjike
  • 14:45 – 15:00 Duke ndihmuar sipërmarrësit të kenë sukses: lidhja e teknologjikëve me kreativët
  • 15:00 – 15:30 Një kafe
  • 15:30 – 15:45 A mund të edukojmë studentët të jenë sipërmarrës?
  • 15:45 – 16:30 Panel: Edukimi i sipërmarrësve kreativë
  • 16:30 – 16:40 Mbyllja e konferencës
  • 18:00 – 19:30 Prezantimi i Uplift Albania, akseleratorit Shqiptar të startupeve

E Enjte 24 Tetor 2019 9:00 – 12:00

  • 9:00 – 12:00 Workshop për krijimin e një industrie kreative hostuar nga Universitetit Polis
  • 9:00 – 12:00 Tryezë e Rrumbullakët për ekspertët hostuar nga ICTSlab.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhet pjesë e konferencës mund të regjistrohen në këtë lidhje. Ky aktivitet është pjesë e projektit SAMRS/2018/ZB/1/2 i cili financiarisht mbështetet nga SlovakAid. Konferenca vjen pas një takimi të organizuar në muajin Maj në kuadër të Industrisë Kreative në ICTSlab po me pjesëmarrjen e ekspertëve Sllovakë të kësaj fushe. Projekti 1 vjeçar nisi në Dhjetor të 2018-ës në qytetin e Shkodrës ku u zhvillua Akademia e Parë Kreative. Arkitektët e së ardhmes, specialistët IT, biznesmenët dhe biznesmenët, dizajnerët, inxhinierët civilë dhe planifikuesit urbanë fituan inspirim nga ekosistemi i industrive kreative të Sllovakisë.

 PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0