Thirrje për startup-et. Ofrohen sesione falas të konsulencës

Thirrje për startup-et. Ofrohen sesione falas të konsulencës


bizneseNë kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Business Consultant Council, do të organizojë një event mbi diagnostifikimin për rritjen e qëndrueshme të startup-eve, me këshillim profesional nga konsulentët anëtarë në BCC.

Ekspertët vijnë nga kompani konsulente globale Deloitte Consulting dhe shumë kompani të tjera anëtare në BCC.

Startup-et do të përfitojnë nga konsulentët këshilla për zhvillim financiar, planifikim të taksave, burime njerëzore dhe menaxhim juridik.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë ngjarje, ju lutem konfirmoni duke dërguar të dhënat si emri i biznesit, sektori, numri i telefonit në email-in: info@bcc-ks.org ose direkt në numrin e teleofnit: 043600000.

Eventi mbahet më 19 nëntor prej 14:00-16:00 hrs në premisat Innovation Centre Kosovo

Afati i fundit për aplikim 15 nëntor 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0