Teknologjia dhe Komuniteti - Hackathon

Teknologjia dhe Komuniteti – Hackathon


“Teknologjia dhe Komuniteti – Hackathon” vjen më 6 Qershor 2018!

Regjistrohuni në të parin konkurs me të tilla përmasa në Shqipëri!

Për fëmijë dhe të rritur të talentuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Një e shtunë plot pasion për teknologjinë në shërbim të komunitetit. Jeni të apasionuar pas teknologjisë, programimit dhe robotikës bashkohuni në këtë organizim për të zhvilluar idetë tuaja dhe për të krijuar një botë më të mirë nëpërmjet teknologjisë.

Argëtim, kreativitet, ide të reja, shumë supriza dhe çmime për fituesit! Pjesëmarrja pa pagesë!

Tre konkurse do të zhvillohen paralelisht sipas grupmoshave të pjesëmarrësve nën suportin e mentorëve profesionist dhe do të prezantohen para një jurie për t’u përzgjedhur projektet më të mira!

Të gjithë konkurentët që dëshirojnë të marrin pjesë është e detyrueshme të regjistrohen online në linkun më poshtë:
https://albanianictacademy.com/regjistrohu-ne-hackathon/

Secili nga ne mundet të ecë me hapin e teknologjisë, sepse është teknologjia ajo që na shoqëron kudo!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0