TCT organizon eventin "Women in Tech" (Femrat në Teknologji) - Business Magazine Albania

TCT organizon eventin “Women in Tech” (Femrat në Teknologji)


“Women in Tech” organizohet ditën e Shtunë, më datë 2 Mars në ambjentet e qendrës Tirana Center of Technology. TCT ka synuar gjithmonë të ofrojë jo vetëm mundësinë për mësim dhe dije profesionale, por gjithashtu të krijojë një mjedis që favorizon komunikimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet njerëzve. Duke ditur mirë rëndësinë që mbart diversiteti, TCT po promovon një pjesëmarrje të gjerë të njerëzve në fushën e teknologjisë.

Gjatë kësaj konference, ju do të keni mundësinë të komunikoni në menyrë informale dhe të drejtpërdrejtë me folësit kryesorë të ftuar dhe të diskutoni me ta në lidhje me çështje të ndryshme teknike apo prospektivat e karrierës.

Konferenca do të mbyllet me një film mjaft interesant që lidhet me temën e diskutimit (trailerin mund ta gjeni më poshtë). Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë, nga personat të cilët kanë tashmë një eksperiencë profesionale në fushën e teknologjisë tek ata që janë në fillimet e tyre, si dhe çdo mendje kurioze.

Eventi është pa pagesë, gjithashtu disa snacks dhe pije do të jenë të ofruara nga qendra. Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet një komenti Këtu, sepse vendet janë të limituara:

Prezantimi i të ftuarve do të bëhet së shpejti. Mos mungoni!

Filmi i zgjedhur: https://www.youtube.com/watch?v=5wfrDhgUMGI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0