Takimi Rajonal: Media Desks Balkans

Takimi Rajonal: Media Desks Balkans


takimi-rajonal-media-desks-balkans-businessmagTAKIMI RAJONAL BALLKANIK I ZYRAVE MEDIA TË PROGRAMIT EVROPA KRIJUESE

Në datën 2 Tetor 2017, Media Desk Albania e Programit të Bashkimit Evropian “Europa Krijuese”, do të mbajë në kontekstin e Balkan Film Market, takimin rajonal Ballkanik të Media Desks Balkans.

Ky takim, i cili do të presë përfaqësues nga sektori kinematografik dhe audiovizual Ballkanik dhe Shqiptar, do të mbahet në disa panele diskutimi përgjatë gjithë ditës, duke ofruar për profesionistët e sektorit një pamje më të gjerë të mundësive që ofron programi Evropa Krijuese për sektorin kinematografik dhe atë adudiovizual në Ballkanin e Perëndimit si dhe në Shqipëri.

Në këtë takim do të marrin pjesë, dretuesit e Media Desk të Shqipërise, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjes, Sllovenisë, Maqedonisë, Greqisë, Italisë, së bashku me drejtuesit e Qendrave Kombëtare Kinematografike të këtyre vendeve, si dhe përfaqësuesja e Komisioni Evropian, Znj. Ase M. Meyer : Oficere për Politikat audiovizive pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Komunikimit, Rrjeteve, Përmbajtjes dhe Teknologjisë. “Policy Officer Directorate-General for Communications, Networks, Content and Technology”.

Ky takim, i cili është i hapur për të gjithë sektorin kinematografik dhe audiovizual në Shqipëri dhe Ballkan, do të ndalet në disa cështje të rëndësishme mbi programin Evropa Krijuese : bashkëpunimi rajonal, gjetja e mundësive të rritjes së partneriteteve, opinioni i aplikantëve shqiptarë dhe ballkanas në lidhje me kriteret e thirjeve për propozime, sukseset dhe dështimet e aplikantëve në këtë program, politikat e BE -së në lidhje me zhvillimin kinematografik dhe audiovisual në Ballkan dhe Shqipëri.

Takimi i cili mbahet me mbështetjen e plotë të Programit Evropa Krijuese, Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do të shoqërohet me prezencën e Znj. Mirela Kumbaro; Ministre e Kulturës, një prej personaliteteve politike në vend, falë vullnetit dhe angazhimit të së cilës, Shqipëria sot bën pjesë në Programin Evropa Krijuese të Bashkimit Evropian.

Ju lutem ndiqni faqen e regjistrimit të hapur nga Balkan Film Market, për të regjistruar prezencën tuaj në këtë takim.

Media Desk Albania, ju mirëpret!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0