Startup Live Tirana 7 - Business Magazine Albania

Startup Live Tirana 7


Vendi i duhur për Startup-et e ardhshme në Tiranë!

Nëse Runtastic, Shpock, mySugr ose Swell – të gjitha këto startup-e të suksesshme kanë një gjë të përbashkët: Ata ishin në skenën e Startup Live, përpunuan idetë e tyre të biznesit me ndihmën e mentorëve të njohur dhe u vendosën përpara jurisë së investitorëve!

Dëshironi të njihni projektet e ardhshme startup? Të etur për të mësuar se çfarë do të thotë të punosh në një startup? Pa marrë parasysh nëse jeni pjesë e një biznesi, programues, entuziast i dizajnit apo marketer- Bashkohuni me një projekt gjatë eventit dhe kontribuoni me aftësitë tuaja!

Startup Live është shansi juaj për t’u bërë pjesë e skenës së startup-eve! Paraqisni idenë tuaj, frymëzohuni, krijoni apo bashkohuni me një ekip, merrni reagime nga mentorët ndërkombëtarë, pitch para sipërmarrësve më të mirë në qytet dhe punoni së bashku në bizneset e së nesërmes!

  • Si funksionon Startup Live?

1. Dlini nga zona juaj e rehatisë dhe bashkohuni në këtë ngjarje! – Nuk ka rëndësi nëse jeni një themelues i vetëm, biznesmen, guru marketingu, entuziast dizajni apo programues, ju patjetër do të ndikoni.
2. Njihuni me njerëz frymëzues nga prejardhje të ndryshme në një atmosferë të veçantë.
3. Pitch idenë e biznesit tuaj ose frymëzohuni dhe formoni një ekip.
4. Punoni me idenë tuaj të biznesit.
4. Merr mentorimim me nivel të lartë nga sipërmarrësit serial & ekspertë të industrisë.
5. Merrni një trajnim profesional për pitch dhe përgatitni prezantimin tuaj.
6. Pitch para investitorëve, jurisë dhe entuziastëve të startupeve dhe fitoni çmime fantastike.
7. Bëhuni pjesë e rrjetit tonë global “Alumni” dhe merrni të gjitha përfitimet tona.

  • A është Startup Live i duhuri për ju?

PO, në qoftë se ju jeni:

◊ një SIPËRMARRËS me një ide të parë të punës, duke kërkuar për bashkë-themelues apo reagime të ekspertëve,
◊ një TALENT, i aftë në një fushë të caktuar (Biznes, Marketing, Dizajn, IT etj) i interesuar për t’u bashkuar dhe mbështetur një ide (të paktën për fundjavë)
◊ një STARTUP, duke kërkuar për feedback të ekspertëve ose duke synuar për publicitet dhe kontakte të investitorëve
◊ një ENTUZIAST, i interesuar në skenën e startupeve, i fokusuar në kontaktin me njerëz të të njëjtit mendim, me mentorë dhe ekspertë
◊ një STUDENT, i interesuar në sipërmarrje dhe me qëllim për të fituar përvojë
◊ një PUNONJËS KORPORATE, i gatshëm për të eksploruar botën e startupeve
◊ pa IDE, por Startup Live tingëllon shumë joshës dhe ju duhet të merrni pjesë!

FAKTE KRYESORE

KUR: 18-20 Maj 2018
Gjuha: Anglisht (brenda ekipeve zgjedhja e gjuhës është në dorën e tyre)

Për më shumë informacion vizitoni: http://www.startuplive.org/events/tirana-7/ ose kontaktoni përmes Facebook 

RRETH STARTUP LIVE

Njerëzit e duhur në momentin e duhur mund të krijojnë një startup!

Vizioni i Startup Live është të krijojë një komunitet global të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të startupeve për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për t’u rritur së bashku. Nuk ka rëndësi nëse jeni anëtarë ekipi të profilit të lartë, investitorë potencial, mentor me përvojë apo media përfaqësuese: Startup Live do të sigurohet gjithmonë që ju do të takoni njerëzit e duhur.

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi merrni biletën tuaj këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0