Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria, Edor Moci dhe Aldo Rama - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria, Edor Moci dhe Aldo Rama


Startup Grind Tirana mirëpret në datën 26 Nëntor në ambientet e ICTSLab, Edor Moci dhe Aldo Rama, bashkë-themeluesë të Pastaria.

Edor Moci, bashkë-themelues i Pastaria është duke punuar si menaxher i markës në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Administrim Biznesi. Ai është i fokusuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Rrjetit Pastaria me qëllim rritjen e efikasitetit dhe optimizimin e proceseve për një eksperiencë më të mirë të konsumatorëve.

Aldo Rama ka një Diplomë Masteri në Interpretimin e Gjuhës Greke. Ai filloi jetën e tij profesionale si gazetar dhe më pas si kryeredaktor i www.digitallife.al. Aldo ka punuar si CEO i Bizz shpk dhe Albanian Innovation Foundation në Shqipëri, duke qenë gjithashtu organizues i konferencës më të madhe të teknologjisë në Shqipëri: Infocom Albania. Aldo ka përvojë në sektorin e telemarketing ku ka qenë kryesisht përgjegjës për përzgjedhjen, trajnimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore për më shumë se 2 vite. Para themelimit të Pastaria, Aldo punonte në Neptun Albania në Departamentin Komercial. Aldo është bashkë-themelues dhe CEO i Pastaria.

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0