Startup Grind Tirana mirëpret themeluesin e Softmogul, Albi Zhulali

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesin e Softmogul, Albi Zhulali


Startup Grind Tirana ju njeh me jetën, punën dhe strategjitë e sipërmarrësve shqiptarë. E nisim këtë sezon të ri, të karikuar pas pushimeve verore, me një nga sipëmarrësit vizionarë shqiptarë, Albi Zhulali.

Ai është themeluesi dhe CEO i Softmogul. I apasionuar pas botës së kompjuterëve ai punoi vet për afro 10 vite për projektin e tij, për t’ia korrur suksesin vetëm një vit e gjysmë më parë, kur software i ndërtuar mori patentë ndërkombëtare dhe ka nisur të adaptohet nga hotele në të gjithë botën.

Sot e ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Albi drejton vizionin, strategjinë dhe rritjen e Softmogul, duke ofruar zgjidhjen më të lehtë të cloud për hotelet e të gjitha madhësive për të përmirësuar të gjitha operacionet e tyre të përditshme.

Drejtimi i tij e ka orientuar rritjen e Softmogul nga një ide e thjeshtë në startupin më të madh në Shqipëri dhe pjesë e akseleratorit më të madh të startupeve të teknologjisë në botë Plug and Play.

Albi ka më shumë se 10 vjet përvojë në biznes dhe startups. Para Softmogul, ai themeloi Startups.al dhe bashkë-themeloi Pinguin.al që merej me zhvillimin e faqeve të internetit dhe brandimin e disa prej emrave më të mëdhenj në Shqipëri.

Bashkohu të mësosh më shumë, rezervo biletën tënde early bird në këtë link: Startup Grind Tickets

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0