Startup Grind Tirana mirëpret në 21 Nëntor sipërmarrësin motivues Eglent Bici - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret në 21 Nëntor sipërmarrësin motivues Eglent Bici


Startup Grind Tirana mirëpret sipërmarrësin motivues Eglent Bici, në ambientet e Protik Innovation Center në datën 21 Nëntor 2019.

Eglent Bici është një sipërmarrës, Investor në Real Estate, baba i dy vajzave të bukura, trajner jete dhe një Qenie Njerëzore Pozitive.

Eglenti ka jetuar në Angli, për gati 8 vjet duke bërë punë të ndryshme dhe duke mësuar shumë. Kur u kthye në Shqipëri në Dhjetor të vitit 2006 vendosi të përfundojë studimet e larta për Juridik dhe ka marrë një MSC në të Drejtën Pronësore.

“Mënyra se si i qasem Jetës, Biznesit dhe Mësimi i vazhdueshëm është përmirësuar që kur kam filluar të ndjek Tony Robbins në West Palm Beach për herë të parë dhe pastaj për herë të dytë. Unë vazhdoj të mësoj dhe lexoj gjithë kohën për Vetë-Zhvillimin, Suksesin, Rritjen Personale dhe Jetesën e Shëndetshme”.

Lexoni: Motivim me Tony Robbins

Eglenti ka një përvojë në tregun shqiptar të pasurive të patundshme, prej mbi 9 vitesh dhe do t’ju ndihmojë të gjeni pronën më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja nëpërmjet MEI Realty.

“Unë besoj se jam në këtë botë për të kontribuar dhe për të lënë trashëgiminë time dhe unë do të punoj shumë për të kontribuar në Shoqërinë, Ekonominë tonë dhe për të dhënë kontributin tim më të mirë, për NE, që të jetojmë në një botë më të mire, NE fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre”.

Unë besoj në energjinë e Universit dhe se secili prej nesh është në këtë botë për një qëllim.

Kini besim dhe ndiqni ëndrrat tuaja!

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0