Startup Grind Tirana mirëpret Ëngjëll Rraklli dhe Ariol Sollaku nga division5 - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Ëngjëll Rraklli dhe Ariol Sollaku nga division5


Startup Grind Tirana mirëpret në ambientet e Innospace Tirana në datën 25 Korrik 2019, bashkë-themeluesit e division5, Ëngjëll Rraklli dhe Ariol Sollaku.

Ëngjëll Rraklli është CEO dhe bashkë-themelues i division5. Ai ështe diplomuar për shkenca kompjuterike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Duke qenë shumë i apasionuar pas startup-eve dhe gjithashtu shumë i motivuar, ai bashkë-themeloi division5 në vitin 2015, një agjenci për zhvillim softuerësh që synon të ofrojë zhvillim softueri të cilësisë së lartë për startup-et dhe korporatat në nivel global. Ai ka shërbyer gjithashtu si CTO pranë Altea Digital në Shqipëri për rreth 2 vjet që më vonë u riemërua në Smart Work. Në vitin 2017, ai themeloi TransMogul, një iniciativë shqiptare me qëllim sjelljen e risive në industrinë e Transportit & Logjistikës në Europë.

Ariol Sollaku është CTO dhe bashkë-themeluesi i division5. Ai u diplomua në vitin 2015 për shkenca kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Që atëherë ai ka zhvilluar, menaxhuar dhe mbikëqyrur dhjetëra projekte duke ndërtuar një përvojë të madhe në udhëheqjen e ekipit dhe menaxhimin e projekteve. Në vitin 2014 Ariol themeloi Eestec LC Tirana një organizatë jofitimprurëse, në vitin 2015 ai bashkë-themeloi division5, një agjenci për zhvillimin e softuerëve. Ariol është gjithashtu bashkë-themelues i Transmogul një startup inovativ teknologjik në industrinë e Transportit & Logjistikë.

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0