Startup Grind Prishtina mirëpret Nik Myftari (Spotted) - Business Magazine Albania

Startup Grind Prishtina mirëpret Nik Myftari (Spotted)


Nik MyftariTë enjten, më 20 korrik, Startup Grind Prishtina mirëpret Nik Myftari (Spotted). Nik (32 vjeç) është themeluesi dhe CEO i Spotted, një nga aplikacionet më të njohura në Europë me më shumë se 3 milionë përdorues dhe sipas “Berlin Valley News” një nga startup-et më të nxehta nga Gjermania. Ai ka lindur në Pejë dhe ka shkuar në Gjermani në moshën 15 vjeçare gjatë luftës.

Ai u diplomua në “Shkenca politike dhe ekonomike” në Universitetin e Heidelbergut dhe është aktiv prej më shumë se 10 vitesh në fushën e risive dixhitale – puna e tij reklamohet në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare (TechCrunch, Spiegel Online, RTL etj.)

Në vitin 2007, Nik themeloi “Semesterbooks“, tregu i parë gjerman për librat e përdorur universitar dhe i ka shitur me sukses (Exit) në Pinpoint Ventures, Indi. Ai ka qenë kreu i strategjisë dixhitale në Capri Sun (gjigant në shitjen e frutave, pijeve alkoolike dhe lëngjeve në më shumë se 100 vende), një nga transformimet e para dixhitale në një korporatë. Ai investon në startup-et në një fazë të hershme dhe është i interesuar në Social Interactions Apps & E-Commerce.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 98 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0