Startup Grind Prishtina mirëpret ish-futbollistin Lorik Cana - Business Magazine Albania

Startup Grind Prishtina mirëpret ish-futbollistin Lorik Cana


Startup Grind, mundësuar nga Google për Startups është komuniteti më i madh i startupeve, që vazhdimisht edukon, inspiron dhe lidh më shumë se 1.500.000 sipërmarrës në mbi 500 qytete. Startup Grind mbështet ekosistemet e startupeve në 125 vende përmes eventeve, mediave dhe partneriteteve me organizata si Google për Startups.

Të premten, më 24 maj, duke filluar nga ora 15:00, në Startup Grind Prishtina i ftuar është Lorik Cana (sipërmarrës dhe investitor). Cana është një ish-futbollist profesionist, i cili luajti në divizionet më të larta të Francës, Anglisë, Italisë, Turqisë dhe të ekipit të kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të UEFA Euro 2016 Cana njoftoi se do të tërhiqet nga futbolli, dhe hyri në botën e sipërmarrjes. Historia e plotë do të tregohet gjatë takimit ….

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0