Startup Grind mirëpret Altin Prenga (Mrizi i Zanave) - Business Magazine Albania

Startup Grind mirëpret Altin Prenga (Mrizi i Zanave)


Altin PrengaStartup Grind vjen në datën 13 Dhjetor me të ftuarin Altin Prenga, themelues i “Mrizi i Zanave Agriturizëm”.

Pas shumë vitesh në Itali, Altin Prenga dhe vëllai i tij u kthyen në Shqipëri për të vënë në praktikë idetë e tyre të reja për biznesin e restoranteve. Thelbësore për praktikën e tyre ishin krenaria për traditat e tyre, dashuria për tokën dhe përdorimi i prodhimeve vendore. Kështu lindi “Mrizi i Zanave“.

Për disa vite, hap pas hapi, “Mrizi i Zanave“, restoranti dhe ushqimi Slow Food, është bërë një pikë referimi për ata që po shikojnë në Shqipëri për një të ardhme, e cila nuk humb lidhjet e saj me një traditë kulturore dhe kulinarie të mrekullueshme.

Duke pasur parasysh vizionin e tij për kuzhinën, ai ka qenë një nga nxitësit e Slow Food Chefs Alliance dhe kampion i gatimit rajonal shqiptar, një rol që ai e luan me inteligjencë të madhe. Altin Prenga është një pikë referimi për 200 fermerë të vegjël lokalë dhe ka kthyer një ish-burg në një workshop ku mund të përpunohet produktet e tyre dhe t’i shesin ato në treg.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0