SME Albania organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore të SME-ve

SME Albania organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore të SME-ve


SME Albania organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore për SME-të me temë: “Trajnim për menaxhimin e eksportit” në datat 25 – 29 Qershor në Tirana International Hotel.

Ky program u ofron sipërmarrësve informacione të domosdoshme për të patur sukses në tregjet ndërkombëtare. Programi fokusohet në praktikat ndërkombëtare të bërjes së biznesit, në procedurat dhe dokumentacionin e eksportit, tregtinë ndërkombëtare, barrierat tregtare dhe ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).

Qëllimi

Akademia Verore ofron njohuri për menaxhimin e eksporteve të SME-ve që duan të specializohen në fushën e tregtisë ndërkombëtare.Programi do të mbështesë SME-të për të kuptuar konceptet e bërjes së biznesit jashtë vendit, marketingun në nivel ndërkombëtar, planifikimin financiar, qasjen në financa dhe rëndësinë e standardeve dhe cilësisë.

Kush mund të aplikojë?

1. SME-të që eksportojnë

2. SME-të që kërkojnë tregje të reja dhe niche

3. SME-të me potencial për eksport në të ardhmen

4. Studentët e përfshirë në hulumtime në fushat e tregtisë ndërkombëtare apo hulumtimit të tregut

5. Studentët që dëshirojnë të punojnë në sektorin privat (siç janë SME-të e eksportit, kompanitë e hulumtimit të tregut dhe konsulencat, agjencitë ndërkombëtare të marketingut etj)

Me mbylljen e Akademisë Verore, një pjesëmarrës fitues do të fitojë çmimin: një paketë trajnimi një mujore në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (AIBO) në Pekin të Kinës. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Republika Popullore e Kinës. Fituesi do të zgjidhet bazuar në një sistem vlerësimi.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në adresën info@sme.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0