Si të përvetësoni aftësitë tuaja në mbledhjen e fondeve? - Business Magazine Albania

Si të përvetësoni aftësitë tuaja në mbledhjen e fondeve?


“Si të përvetësoni aftësitë tuaja në mbledhjen e fondeve?” është seminari i dytë në serinë e WFNA Investment Course. Pasi të mësoni bazat e pitching me Egita, do të jeni të gatshëm të mësoni nga Barbara si të bëni mbledhjen e fondeve, si të bisedoni me investitorët dhe cilët janë investitorët që do të investojnë tek ju?

Lexoni: “Bazat e Pitching” nga Egita Polanska, Entrepreneur in Residence në Tiranë

Për më shumë bashkohuni në këtë seminar duke dërguar një email me emrin tuaj dhe emrin e startup-it / biznesit tuaj në: womenfounder@gmail.com

Barbara Fischer është partnere themeluese në Arena Ventures AG, një firmë private me qendër në Zyrih dhe specializuar në financimin e startup-ve teknologjike Europiane në fazat e hershme. Para themelimit të Arena, Barbara ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në korporatat globale si Swarovski, Lithium Technologies dhe Löëenbrau Group Australia. Midis viteve 2006-2012, Barbara gjithashtu filloi dhe zhvilloi firma e saj të marketingut, Trendhaus Pty Ltd, në Sidnej, Australi të cilën ajo me sukses e shiti në fund të vitit 2011.

Barbara thotë për veten e saj se “ha teknologji për mëngjes”. Ajo i kupton sfidat e sipërmarrësve në fushën e teknologjisë nga përvoja e saj dhe shijon krijimin e urave kuptimplota midis startup-ve dhe investitorëve. Ndërsa Arena Ventures është me seli në Zyrih, Barbara mund të gjendet mes Londrës – Berlinit – Zyrihut ku ajo kalon pjesën më të madhe të kohës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0