Si të flisni me investitorë potencialë?

Si të flisni me investitorë potencialë?


si-te-flisni-investitore-potenciale-businessmag

Drejtuar nga: Erkens Gjini (Konsulent Startup-esh Lean)
E ftuar: Maris Prii (COO / Menaxhere e Portofolit në Startup Wise Guys)

Fireside chat do të eksplorojë mendësinë e një investitori dhe çfarë pyetjesh mund t’i bëni ose jo një investitori potencial. Në të njëjtën kohë do të shqyrtojmë se çfarë kërkojnë investitorët në një startup dhe si të sigurojnë interesin e tyre? Pika të tjera të bisedës do të mbulojnë tema të tilla si: cila është mënyra më e mirë për të grumbulluar fonde?, Avantazhet dhe disavantazhet e mjeteve të ndryshme të investimit (hua, aksione, etj.) Dhe nëse prezantimi (pitching) bën një ndryshim të madh.

Hyrja e lirë

6:00-6:30 pm – Networking

6:30-7:30 pm – Bisedë me Maris Prii
7:45-8:30 pm – Pyetje & Përgjigje

Disa fjalë rreth folëses:

Maris Prii është një Anëtare Bordi aktive në ekipin e Startup Wise Guys që prej janarit të vitit 2014 dhe COO aktuale. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në 6 programe mbështetëse për bizneset B2B SaaS në Talin, Estoni, dhe në Letoni. Ka negociuar dhe finalizuar 55 investime fillestare; ka këshilluar dhe nënshkruar një numër të madh të dokumenteve të investimit të kompanive të ndryshme. Përvojë në menaxhimin e projekteve të mëdha të BE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0