Këto lloj reklamash aktualisht janë ndër mënyrat më efikase që ju lejojnë të prezantoni mesazhin apo fushatën tuaj në një mënyrë të natyrshme për lexuesit dhe konsumatorët e mediave të ndryshme online.
Facebook e bën këtë sa herë që ju shikoni ‘timeline’ në kompjuterin apo celularin tuaj. Mediat më të mëdha në botë vendosin ‘reklama’ që ndërthuren shumë natyrshëm me shkrimet dhe publikimet e tyre dhe nuk krijojnë një eksperiencë negative për vizitorët.
Këto dhe avantazhe të tjera do jenë pjesë e prezantimit të radhës që do zhvillohet me datë 21 Nëntor pranë ambienteve të Fondacionit Ivanaj, si pjesë e prezantimeve të hapura nga Sfida Biznesi.
Për më shumë informacion dhe për të marrë biletën tuaj klikoni Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.