Si të bëhemi partner në biznes me Kombet e Bashkuara?

Si të bëhemi partner në biznes me Kombet e Bashkuara?


si-te-behemi-partner-ne-biznes-kombet-e-bashkuara-businessmagPas interesit të seminarit të parë, rioganizohet një tjetër seminar nga zyra e OKB-së. Ky workshop është një prezantim i Prokurimeve të Kombeve të Bashkuara, i organizuar në bashkëpunim me zyrën e OKB-së në New York dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Çfarë produkte dhe shërbime kërkon OKB globalisht nga tregu dhe se si kompanitë shqiptare (përfituesit) mund të marrin pjesë në tenderat e organizuara nga OKB-ja.

QËLLIMI I PROGRAMIT

Të shpjegojë drejtimet strategjike të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht në kontekstin e nismave të reformës së SG-së dhe të eksplorojë mundësitë e biznesit që mund të rrjedhin nga këto objektiva.

Të japë feedback dhe udhëzime për të bërë biznes të suksesshëm me Kombet e Bashkuara, veçanërisht në kontekstin e procesit të kërkimeve.

Të japë informacion për sistemin e organizatave të OKB-së, si një mekanizëm për të targetuar agjencitë, entitetet dhe zyrat e përshtatshme të OKB-së – me një synim drejt identifikimit të fushave kritike për mundësitë e biznesit.

Të shihet inovacionin në sistemet e Kombeve të Bashkuara, dhe se si kjo do të ndikojë në bërjen e biznesit në të ardhmen me kombet e Bashkuara.

NIVELI I KËRKUAR I PËRKUSHTIMIT

Operatorët ekonomikë të cilët prodhojnë dhe eksportojnë produktet e tyre drejt vendeve të ndryshme; Importuesit apo tregtarët tanë të cilët tregtojnë mallra me vendet me të cilat zbatohen MTL-të. Si dhe të gjitha ato biznese në fushën e teknologjisë informacionit.

LEKTOR: Z. R. Gregory Kuchler

Gregory Kuchler, Shef i Sektorit të Komunikimit dhe IT-së, Divizioni i Prokurimit të OKB-së
Kuchler është pjesë e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2008, duke punuar përgjithësisht si Shef i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, brenda Divizionit të Prokurimit të Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara. Ai është përgjegjës për të gjitha prokurimet e teknologjisë dhe komunikimit për Organizatën dhe ka punuar si udhëheqëse për zbatimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për Planifikimin e Burimeve të Ndërmarrjeve, e njohur si Umoja.

Gjatë viteve të fundit, z. Kuchler është fokusuar në punën me aktorët kyç për të ridizajnuar përdorimin e teknologjisë së informacionit në Organizatë, veçanërisht në zbatimin e një sistemi të vetëm global të ERP-së, konsolidimin në qendrat e të dhënave të ndërmarrjeve globale dhe duke punuar si pjesë e një Grupi Drejtues për të vëzhguar përdorimin e teknologjive të komunikimit për Operacionet Paqeruajtëse.

Para se ti bashkohej Kombeve të Bashkuara, Z. Kuchler ishte Zëvendës President dhe Shef i Teknologjisë së Informacionit të Biznesit për JPMorgan Chase dhe Co, përgjegjës për Prokurimin, Zbatimin e Projekteve, Zhvillimin dhe Integrimin e Sistemeve për këtë divizion të Bankës së Investimeve nga 1998-2008. Më herët, Z. Kuchler ka punuar në një bankë të vogël Investimesh të quajtur Grupi Beacon për 3 vjet, dhe më parë ka punuar në Morgan Stanley për 5 vjet.

PROGRAMI:

  • Hapja (10:00-12:00)
  • Hapja nga Përfaqësuesi i Dhomës
  • Prezantimi nga Përfaqesuesi i Kombeve të Bashkuara
  • Pyetje dhe Përgjigje
  • Pushim Dreke (12:00- 12:30)
  • Procesi i Regjistrimit në regjistrin e Kombeve të Bashkuara (12:30- 14:00)
  • Takime një nga një me bizneset për të ndihmuar me procesin e regjistrimit në regjistrin e Kombeve të Bashkuara. (opsionale)

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 30 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës.

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 27 Shtator 2017, ora 16: 00 ne adresen e meposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0