Sfidat dhe Menaxhimi i Riskut në Biznes

Sfidat dhe Menaxhimi i Riskut në Biznes


sfidat-dhe-menaxhimi-riskut-ne-biznes-businessmagNë trajnimin 3 ditor do të zhvillohen tre module si më poshtë:

Zhvillimet në ekonominë e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit. Moduli do të zhvillohet ditën e parë dhe përfshin gjithsej tre orë trajnimi.

Nga një integrim i cekët tregtar – drejt një integrimi më të thellë: Nga MSA drejt anëtarësimit europian në këndvështrimin e biznesit. Moduli do të përfshijë një diskutim mbi proceset integruese të vendit dhe do te zhvillohet gjithsej ne kater ore trajnimi.

Disa sfida lidhur me menaxhimin e rreziqeve në biznesin ndërkombëtar. Një ndër problemet specifike këtu është ai i menaxhimit të rreziqeve të kursit të këmbimit, duke e vënë këtë tematikë edhe në qendër të këtij moduli. Trajnimi do të përfshijë një total prej katër orësh.

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT

Qëllimi i këtij moduli është të rishqyrtohen dhe një herë me një sy kritik rrugëtimi njëzetepesë vjecar dhe të kuptohen më mirë sfidat me të cilat përballet vendi qoftë në kontekstin e konkurrencës ballkanike dhe në vecanti në rrugën e integrimit europian. Trajnimi do të ketë nën fokus rëndësinë e biznesit ndërkombëtar, fuqizimit të konkurrencës globale dhe rreziqet që shoqërojnë ndërkombëtarizimin e veprimtarive ekonomike, proceset integruese etj.

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Përfitues nga ky trainim mund të jenë administratorë dhe menaxherë të niveleve të larta të kompanive të ndryshme.

METODOLOGJIA 

Trajnimi do të zhvillohet në 3 seanca prej katër orësh, në formatin e leksioneve dhe diskutimeve në grup për cështje specifike sipas tematikës. Do të zhvillohen Case Studies për të ilustruar aspektet teorike të leksionit. Trajnimi do të jetë interaktiv dhe pjesmarrësit duhet të angazhohen në diskutime aktive për cështje që do të diskutohen.

LEKTOR: Dr. Selami Xhepa

Z. Xhepa është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe ka përfunduar doktoraturën për ekonomi nga ky universitet. Aktualisht është Profesor i Asociuar i Universitetit Europian të Tiranës dhe zëvendës rektor për hulumtime dhe metodologji. Ai ka një përvojë të gjate pune në pozicione të ndryshme si në administratë dhe në komunitetin e kërkimit.

Ai ka punuar si CEO i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja për një periudhë gjashtë vjeçare (1993-1998); këshilltar i Kryeministrit për reformat ekonomike (2005-2009) dhe më vonë si Anëtar i Parlamentit (2009-2013).

Karriera e tij akademike ka nisur menjëherë pas diplomimit si pedagog i Universitetit të Tiranës. Ai ka punuar si shef ekonomie i Bankës së Shqipërisë (1998-2002), menaxher i Kërkimeve për projektin e USAID-it, Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (2002-2005); dhe më vonë si Dekani në Universitetin e Biznesit të Institutit Kanadez të Teknologjisë.

Selami Xhepa është autor dhe bashkautor i një numri studimesh kërkimore, monografish, artikujsh. Ai ishte i përfshirë në projekte të shumta si studiues apo konsulent, të financuara nga donatorët.

Ai është nderuar me Chevening Fellowship (me Qendrën Bradford për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe ka patur disa pervoja trajnimi me Shkollën John Kennedy, Universitetin Purdue, Institutin e FMN etj.

Z. Xhepa është opinionist në debate publike dhe kontribues në media lidhur me reformat ekonomike dhe sociale të ndërmarra nga vendi ynë në rrugën drejt tranzicionit.

PROGRAMI:

Dita 1.

Zhvillimet në ekonominë e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit.

Kjo temë do të trajtojë tema që lidhen me ekonomiksin e tranzicionit të Europës Juglindore, specifikisht:

Dilemat e privatizimit dhe ristrukturimit; liberalizimi dhe derregullimi ekonomik;

Rritja ekonomike dhe varferia; perceptimi i publikut mbi refomat e kryera (happinies,

Besimi tek demokracia dhe ekonomia e tregut;

Cilësia e rritjes ekonomike;

Kompetitiviteti i ekonomisë dhe problemet e punësimit;

Dita 2.

Nga një integrim i cekët tregtar – drejt një integrimi më të thellë: Nga MSA drejt anëtarësimit europian në këndvështrimin e biznesit.

Moduli do të përfshijë një diskutim mbi proceset integruese të vendit dhe gjatë këtij moduli trajnimi do të synojmë të realizojmë simulime të një procesi negociate tregtare nisur nga interesat individuale të anëtarëve të grupit të trajnimit.

Pjesëmarrjen në sistemin e tregtisë ndërkombëtare (OBT) dhe udhëkryqin ku ndodhet sot kjo organizatë;

Marrëveshtjet e tregtisë së lirë të Shqipërisë më vendet e rajonit dhe me vendet e BE-së;

Regjimin e sotëm tregtar të vendit dhe një analizë të profilit tregtar (tarifat për produktet bujqësore dhe jo bujqësore) të Shqipërisë dhe një krahasim me Serbinë;

Konkurrentin më të fortë të shfaqur në disa sektor të tregtisë;

Dita 3.

Disa sfida lidhur me menaxhimin e rreziqeve në biznesin ndërkombëtar.

Këtu do të trajtohen aspekte të rritjes së rëndësisë së biznesit ndërkombëtar, fuqizimit të konkurrencës globale dhe rreziqet që shoqërojnë ndërkombëtarizimin e veprimtarive ekonomike. Një ndër problemet specifike këtu është ai i menaxhimit të rreziqeve të kursit të këmbimit, duke e vënë këtë tematikë edhe në qendër të këtij moduli.

Menaxhimi i rreziqeve të kursit të këmbimit;

Si zhvillohet procesi formimit të cmimit të monedhave;

Si mund të menaxhojmë rrisqet që rrjedhin nga luhatje të tilla;

Çfarë instrumentesh janë sot të disponueshme në menaxhimin e rrisqeve;

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 8 tetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh:

Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0