Seminare falas për Web Dizajn dhe Grafik Dizajn

Seminare falas për Web Dizajn dhe Grafik Dizajn


seminare-falas-per-web-dizajn-dhe-grafik-dizajn-businessmag

“Design Your Job II” është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian përmes programit ERASMUS+.

Programi do të zbatohet përmes 12 seminareve dhe do të zgjasë 12 javë (3 muaj) me dy tema të ndryshme: dizajn web-i / dizajn grafik.

Procesi mësimor i dizajnit grafik do të bazohet në:

– Adobe Photoshop
– Adobe Illustrator
– Adobe InDesign
– Bazat e dizajnit grafik dhe web, përgatitjet për printim

Procesi mësimor i dizajnit/ zhvillimit të web-it do të bazohet në:

– Prezantimi me HTML dhe CSS
– Bazat e UI/UX
– Prezantim dhe praktikë në WordPress

Për formularin e aplikimit kliko këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0