Më datë 19 Maj vjen një Seminar Motivues me në qendër FEMRËN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional….
….një burim i rëndësishëm femëror i inteligjencës prodhuese është nevoja për të menaxhuar, pastaj është kapaciteti për të zotëruar në burime të ndryshme, që ndryshe në gjuhën e kompanive përkufizohet si “multitasking”, e që sot është një vlerë veçanërisht e çmuar…
“Nëse një grua përfshihet në jetën profesionale, aderon gjithmonë qëndrueshmëri dhe vendosmëri.”
– sipas Simona Scarpaleggia-
Ky seminar vjen me një mori folësish motivues, të cilët janë figura publike të arrira profesionalisht, që do të ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit, duke na ofruar çaste mbresëlënëse & emocione pafund.
Pjesë e Seminarit mund të bëhen të interesuar të moshës 17-47 vjeç, të cilët në fund të aktivitetit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje nga “Forumi Shqiptar Social-Ekonomik”, në bashkëpunim me “Business Magazine Albania” dhe “Tirana Business University”.
Aplikimi: info.aset@yahoo.com (dergo emer, mbiemer, cel, profesion, moshe)
Data e aktivitetit: 19 Maj 2018
Ora: 09:30 – 14:00
Vendi ” Tirana Business University
Pagesa: 2000 lekë (të reja) , ndërsa kategoria studentë përfitojnë me 50% zbritje, pra 1000 lekë (të reja)
Pagesa e seminarit shkon për detaje organizimi
Shënim: 10 studentet e parë të “Tirana Business University” që aplikojnë e përfitojnë pjesëmarrjen falas (mundësi kjo pasi TBU është partner zyrtar i eventit)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.