Seminar: "Horizontet e reja të marketingut në shitjet me pakicë - nga eksperienca tek emocionet" - Dr. Fabrizio Baldassarre - Business Magazine Albania

Seminar: “Horizontet e reja të marketingut në shitjet me pakicë – nga eksperienca tek emocionet” – Dr. Fabrizio Baldassarre


Tirana Business University do të organizojë ditën e mërkurë, më datë 1 Korrik 2015, ora 18:00 seminarin e hapur me temë “Horizontet e reja të marketingut në shitjet me pakicë – nga eksperienca tek emocionet” me të ftuar special Dr. Fabrizio Baldassarre.

Vendi i shitjes mund të bëhet më shumë se thjesht një vend blerjesh – nga këtu lind magjia dhe bukuria e eksperiencës së konsumit. Seminari i Fabrizio Baldassarre i dedikohet menaxhimit të vendit të shitjes, i përkufizuar si vendi dhe instrumenti i komunikimit. Një ambient i përshtatur për t’i dhënë vlerë identitetit dhe ofertës tregtare përmes menaxhimit të marrdhënieve klient – produkt – hapësirë. Përtej të qenurit një mjet për shitje, vendi i shitjes është në gjendje të stimulojë emocione tek klienti dhe për t’a përfshirë në një eksperiencë që është në vetvete vlerë e çmueshme – magazina të ngjarjeve njerëzore, mjedise të afta të ngjallin kërshërinë, të shkaktojnë mrekullinë, të ofrojnë zbavitjen e qetësinë, besimin… tek konsumatorët që i vizitojnë. Për këtë nuk ka nevojë për artifica të mëdha apo përralla ekzotike – mjafton të risjellësh kujtimet e duhura, të nxiten emocionet e duhura, e të jesh i aftë të hysh në rezonancë me konsumatorin duke ia pasuruar eksperiencën e tij të psonisjes. (pazarit, blerjes).

Dr. Fabrizio është pedagog i Marketingut dhe Menaxhimit në Università degli STUDI di Bari. Ai ka drejtuar me sukses Zyrën e Blerjeve Industriale Natuzzi SpA, me buxhet në dispozicion afro 50 miliardë lira dhe me mbi 40 furnizues italianë dhe të huaj, si edhe Ekipin e Blerjeve, Shërbimeve dhe Materialeve të GETRAG SpA Modugno (BA) që i përkasin grupit Getrag Ludwigsburg (Gjermani). Gjithashtu, Dr. Fabrizio, është anëtar i mjaft shoqatave dhe akademive si: ADACI (www.adaci.it), SIMKT, AMS, EMAC, ERA, etj. Për më tepër informacion rreth Dr. Fabrizio mund të lexoni në https://sites.google.com/site/fabriziobaldassarre2/.

Seminari do të zhvillohet në gjuhën italiane.

Janë të mirëpritur të marrin pjesë studentë, pedagogë, sipërmarrës, përfaqësues të kompanive, institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare, media, etj.

Konfirmimi i pjesemarrjes me e-mail në info@tbu.al eshtë i detyrueshëm! Afati i regjistrimi është data 26 Qershor 2015. Pjesëmarrja është pa pagesë!

Ju mirëpresim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0