Samiti Global i PR në Beograd - Business Magazine Albania

Samiti Global i PR në Beograd


samiti-global-i-pr-ne-beograd-businessmag
Ekspertët Global të PR duke filluar nga Weber Shandëick, European Space Agency, Rolls Royce Motor Cars, SAP, P&G, Unilever Hair Care dhe and Burson Marsteller Europe do të diskutojnë trendet e fundit globale në botën e PR-it në Samitin Global të PR në Beograd, i cili do të mbahet në datat 1-3 Qershor në Beograd.

Kliko këtu për të parë axhendën e eventeve inovative të PR në Europë për këtë vit!

Samiti Global i PR në Bograd do të fokusohet në komunikimin virtual, bashkëpunimin me influencuesit, marrdhëniet me agjencitë/klientët, menaxhimin e reputacionit dhe matjet e PR. Më poshtë janë të renditur vetëm disa nga temat kryesore që folësit tanë do të diskutojnë gjatë eventit:

  • Komunikimi 3.0: Mirëseerdhët në Revolucionin e Komunikimit nga Andre Manning, Communications Lead, AkzoNobel
  • Nga Tregimi i historive në Paraqitjen e historive dhe nga Ndarja e Përmbajtjes në Ndarjen e Eksperiencave nga Jamal Al Mawed, Shefi Rajonal i Komunikimeve të Korporatës në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine, Rolls-Royce Motor Cars
  • Prezantimi i historive përmes paisjeve të shumta: Çfarë funksionon, çfarë nuk funksionon? Nga Pierandrea Quarta, Menaxheri i Markës Globale Dixhitale, Head & Shoulders, Procter & Gamble
  • Rritja e aftësive të PR duke krijuar fushatën e duhur influencuese të marketingut nga Heather Mitchell, Drejtuesja Globale e PR dhe Medias Sociale, Unilever Hair Care
  • Epërsia e femrave: Fuqia e Barzisë Gjinore nga Dennis Landsbert – Noon, Drejtor Menaxhues, kryetar për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Burson Marsteller Europe
  • Çfarë duhet për të patur marrdhënien më të mirë me klientin/agjencinë? Nga Andreas Keller, Drejtor Menaxhues i MENA, Weber Shandwick

Ju nuk mund t’i zotëroni trendet më të fundit të PR duke qëndruar përpara kompjuterit!

Kliko këtu për të përfituar biletën tënde me ulje dhe bashkohu me kolegët tanë nga e gjithë bota në Samitin Global të PR në Beograd.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0