Samiti Botëror i Udhëheqjes 2017

Samiti Botëror i Udhëheqjes 2017


samiti-boteror-udheheqjes-2017-businessmag

Filloi në 1995 në një qytet, me 2,200 udhëheqës nga 300 kisha të ndryshme. Në 2017, Samiti Botëror i Udhëheqjes do të ndiqet nga 400,000 udhëheqës, në 128 shtete, në 60 gjuhë.

Bashkohuni dhe ju për të mësuar si të rritni potencialin tuaj.

Dy ditë trajnimi mbi udhëheqjen.

  • Përjetoni Samitin nëpërmjet transmetimit video në një nga dy ngjarjet që zhvillohen në Shqipëri
  • Përfitoni nga gërshetimi i veçantë i vizionit, frymëzimit dhe aftësive praktike të transmetuara në çdo sesion
  • Mësoni prej Bill Hybels dhe folësve të tjerë të Samitit 2017
  • Shfrytëzoni Samitin si mjet transformimi në jetë tuaj dhe komunitetin ku jetoni
  • Bëhuni pjesë e komunitetit të udhëheqësve nga 128 shtete dhe 60 gjuhë që marrin pjesë në Samit

Folësit e Samitit transmetojnë gërshetimin e veçantë të vizionit, frymëzimit dhe aftësive praktike që mund t’i zbatoni menjëherë. Emra si Bill Hybels, Sheryl Sandberg, Lazlo Bock, Juliet Funt, etj,. do t’ju frymëzojnë në Ersekë, 9-10 Nëntor; dhe në Tiranë në 16 dhe 17 Nëntor.

Rezervo biletën tënde këtu: https://samitialbania.wufoo.com/forms/mj6vuhc0d6qwbq/

https://www.youtube.com/watch?v=GWQj6Vyb47U

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0