Rikthehet në edicionin e saj të 4-ët "Albanian Skills 2018" - Business Magazine Albania

Rikthehet në edicionin e saj të 4-ët “Albanian Skills 2018”


Albanian Skills është një iniciativë e pavarur shqiptaro-zvicerane pa asnjë qëllim ekonomik. Është besimi i organizatorëve të kësaj nisme që ekonomia e një vendi domosdoshmërisht ka nevojë për profesionistë të kualifikuar, pra të kualifikuar përveç akademikëve të arsimuar teorikisht, prandaj një sistem i mirë arsimor duhet të ndërtohet në një sistem të fortë të arsimit dhe formimit profesional.

Rikthehet në datat 7 – 12 Maj 2018 edicioni i 4-ët i “Albanian Skills Competition”

Me kënaqësi ju ftojmë të bashkoheni dhe të përjetoni eventin dhe garën e jashtëzakonshme dhe të festoni nivelin e ri të aftësive në Shqipëri.

Lexoni: Ana Zacharian: Me Albanian Skills promovojmë aftësitë profesionale të të rinjve shqiptarë

Një javë e plotë kushtuar Arsimit dhe Formimit Profesional siç nuk e keni parë kurrë më parë.

Të nderuar fëmijë, studentë, prindër, mësues, instruktorë, institucione publike dhe private, Albanian Skills ju mirëpret të bashkoheni në këtë Festival të Aftësive, të frymëzoheni duke u argëtuar dhe për të mësuar më shumë për botën e aftësive mahnitëse në Shqipëri.

Do të jetë një event frymëzues dhe i paharrueshëm për të gjithë. 7 ditë motivimi të mbushura me workshop-e, trajnime, forume, shfaqje të drejtpërdrejta në mjedise të ndryshme rreth Tiranës, duke u finalizuar në Tirana Business Park, e cila do të hapë dyert e saj për dy ditë për Konkursin e parë të Aftësive në Shqipëri.

Qëndroni në kontakt me Albanian Skills dhe përhapni fjalën. Aftësitë tuaja janë asete globale dhe lokale.

Le të ndihmojmë brezin e ri të shkëlqejë dhe të fuqizohet përmes aftësive të kërkuara.
Lexoni: PËRFUNDON ALBANIAN SKILLS, KONKURSI QË PROMOVON AFTËSITË DHE FORMIMIN PROFESIONAL TEK TË RINJTË
Në vazhdim pritet të dalë axhenda e plotë e programit të konkursit Albanian Skills.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0