Promovimi i librit "101 Ide Inovative Biznesi", me autor Kleidor Rustemi - Business Magazine Albania

Promovimi i librit “101 Ide Inovative Biznesi”, me autor Kleidor Rustemi


Ky liber eshte nje koleksion idesh te ndryshme biznesi (te mbledhura, te pershtatura apo te gjeneruara) dhe vjen si rezultat i nje pune disa vjeçare te autorit Kleidor Rustemi ne keshillimin dhe mbeshtetjen e nismave te ndryshme te biznesit brenda dhe jashte Shqiperise.

Ndonese, shumica e 101 ideve te biznesit te paraqituara ne kete permbledhje, ne fusha dhe dimensione te ndryshme, jane pergjithesisht te thjeshta dhe disa prejt tyre me komplekse, ato te gjitha karakterizohen nga elementet krijues, thjeshtesia dhe prakticiteti ne zbatim si dhe fuqia e tyre per te sjelle ndryshimin. Autori i ka sintetizuar dhe pershtatur idete per ti sherbyer nje publiku sa me te gjere.

Me pas i mbetet secilit nga lexuesit ti vleresoje, perzgjedhe dhe ti zhvilloje ato me tej sipas interesit, deshires, aftesive dhe mundesive te tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0