Projekti WeB4YES, një mundësi e re për punësimin e të rinjve

Projekti WeB4YES, një mundësi e re për punësimin e të rinjve


Prej Janarit 2018 Përtej Barrierave dhe patnerët nga Ballkani Perëndimor kanë lancuar projektin e ri të quajtur WeB4YES – Western Balkan Civil Society Organisations for Youth Employment Support. Një projekt i mbështetur në kuadrin e Programit të Mediave dhe Shoqërisë Civile 2016 – 2017 Konsolidimi i Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian.

Projekti WeB4YES do të zgjasë 36 muaj duke filluar nga Janari 2018.

Ky projekt përfaqëson një iniciativë rajonale të hartuar për të ofruar qasje inovative ndërsektoriale dhe për t’u ofruar të rinjve të papunë të rajonit të Ballkanit Perëndimor mundësi për zgjerimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e aftësive për punë.

Projekti është hartuar për të adresuar sfidat ekzistuese të bashkëpunimit të pamjaftueshëm midis aktorëve të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Ballkanin Perëndimor në proceset e politikave dhe vendimmarrjen drejt procesit të reformës lidhur me papunësinë e të rinjve.

Papunësia e të rinjve në 6 vendet e Ballkanin Perëndimor (BP6) mbetet shqetësuese, me normat e papunësisë së të rinjve që janë ndër më të lartat në botë. Ato variojnë nga 28.9% në Shqipëri, 34.9% në Serbi dhe 35.9% në Mal të Zi, në 48.2% në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 52.4% në Kosovë* dhe 54.3% në Bosnje dhe Herzegovinë. Është me rëndësi të trajtohet kjo çështje përmes bashkëpunimit dhe dialogut të të gjitha palëve të interesuara.

Nëpërmjet bashkëpunimit të autoriteteve publike, OSHC-ve dhe sektorit privat, rajoni do të bëjë përmirësime thelbësore në zhvillimin e ciklit të politikave në mënyrë që të zgjerohet aksesi i OShC-ve në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, në mënyrë pjesëmarrëse dhe transparente.

Çfarë do të bëjë konsorciumi i WeB4YES për ta ndryshuar këtë?

  • Do lehtësojë krijimin e dialogut të strukturuar në nivel të BP6 ndërmjet aktorëve kryesorë nga rajoni për politikat e punësimit.
  • Do kontribuojë në zhvillimin e nismave rajonale dhe kombëtare të politikave për masat aktive të tregut të punës për rininë, nxitjen e punësimit të të rinjve, të mësuarit sipërmarrës dhe krijimin e mjedisit për sipërmarrjen rinore. 
  • Do bëjë shkëmbimin e njohurive në ndjekjen e politikave dhe praktikave të mundshme për punësimin e të rinjve. Ti nxisë dhe tu bejë të mundur i OShC-ve mundësitë për ndikuar në vendosjen e axhendë spër politikën e punësimit të të rinjve.
  • Do Përmirësojë kapacitet e OShC-ve të BP6 për advokimin e masave të reja të politikave në punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen.
  • Do të përkrahë nismat rajonale që nga rrënjët, për t’u angazhuar më tej në zhvillimin e shërbimeve lokale për qytetarët e rinj të papunë përmes skemës rajonale te sub-grantimit të përfshirë në projekt.
  • Do të ofrojë një platformë gjithëpërfshirëse rajonale të shërbimit elektronik për punësimin dhe mobilitetin e punës, me qëllim të rritjes së mobilitetit rajonal në BP6.

Rajoni i BP ka nevojë për politika të hapura, bashkëpunuese dhe efektive të punësimit dhe sipërmarrjes, që synojnë të mundësojnë një shkallë më të lartë të punësimit midis të rinjve. Kjo do të ketë një ndikim afatgjatë në lëvizjen e njerëzve në rajon, duke lejuar rritjen e mobilitetit të punës dhe duke mundësuar kështu lidhjen e njerëzve dhe të tregut në rajon në përputhje me proceset e integrimit Evropian.

Projekti synon të fuqizojë aktorët e shoqërisë civile për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm në adresimin e shumë çështjeve të punësimit dhe sipërmarrjes, nëpërmjet aktiviteteve të tyre të advokimit dhe mbikëqyrjes në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal dhe kështu të përqendrohet më shumë në nevojat e qytetarëve të rinj në hartimin e politikave.

Koordinatori i projektit është organizata Shkolla e Hapur e Beogradit (Belgrade Open School) dhe partnerët në këtë projekt janë: Shoqata Përtej Barrierave (Tiranë, Shqipëri), Shoqata për Prosperitet Demokratik – ZID (Podgorica, Mali i Zi), Instituti për Zhvillimin e Rinisë KULT (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë) OJQ Lens (Prishtinë, Kosovë*), Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (Shkup, IRJ e Maqedonisë) dhe Olof Palme International Center (Stokholm, Suedi).

Kontaktet Irena Topalli – Menaxhere e Programeve në Përtej Barrierave Kordinatore e projektit për Shqipërinë; email:  office@beyondbarriers.org , irenatopalli@yahoo.com ; tel: 00355696082272 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0