Projekti IPA: "Fuqizimi i Regjistrave të Sipërmarrjes"

Projekti IPA: “Fuqizimi i Regjistrave të Sipërmarrjes”


projekti-ipa-fuqizimi-i-regjistrave-te-sipermarrjes-businessmag

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë” në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë organizojnë tryezën për “Fuqizimin e Regjistrave të Sipërmarrjes”.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, sipas Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit (IPA II).

Projekti trajton sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurueshmëri të biznesit.

Sot vendet në proces para-aderimi në BE (si për shembull Shqipëria e Mali i Zi) nuk e kanë zgjidhur ende këtë çështje dhe po kryejnë debat legjislativ për të; nëse asgjë nuk ndodh, pas pranimit të tyre formal ato do të duhet të realizojnë përpjekjen e madhe për ndërlidhjen e menjëhershme me të gjitha standardet e BE.

Ky është një hap pozitiv për sipërmarrjen shqiptare, ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti për të ndarë informacionet dhe shqetësimet tona.

Konfirmonit pjesëmarrjen tuaj deri ditën e martë, 19 Qershor 2018 në adresën: edlira_prenga@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0