A i përkisni grupmoshës 18-31 vjec? Nëse po, nesër vjen një lajm i mirë.
Bashkë me Embassy of Switzerland in Albania, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit lancohet thirrja e tretë për programin e vetëpunësimit.
Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që duan të zbatojnë dhe zhvillojnë idenë e tyre të biznesit. Përmes trajnimit, mentorimit dhe suportit financiar, programi synon transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.
Synimi i këtij eventi është të bëj një ftesë publike për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë me idenë e tyre të sipërmarrjes dhe të ofroj një mundësi për tu zgjedhur për trajnimin, mentorimin dhe mbështetjen financiare që do t’ju ofrohet të rinjve që regjistrojnë biznesin e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aplikimet janë të hapura deri më 30/09/2018.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.