PODIM Challenge vjen në Tiranë - Business Magazine Albania

PODIM Challenge vjen në Tiranë


PODIM – konferenca më e madhe dhe më me ndikim në rajonet europiane të Adriatikut dhe Ballkanit po vjen në Tiranë! Bashkohu në para-eventin PODIM, të organizuar nga PODIM dhe Protik, për të gjitha startup-et nga Shqipëria, për të kërkuar mundësi për investime, rrjetëzim dhe rritje!

Dy startup-e nga Shqipëria do të kenë mundësi të veçanta për të marrë dy bileta falas, akomodim falas në Maribor gjatë konferencës dhe të gjitha përfitimet e tjera të Konferencës PODIM.

Mësoni për mundësinë e veçantë dhe për të takuar investitorë dhe sipërmarrës me përvojë nga rajoni në para-eventin PODIM në Tiranë!

Konferenca PODIM është e vetmja ngjarje që grumbullon çdo vit aktorët më të shkëlqyer të startup-it nga rajonet europiane të Adriatikut dhe Ballkanit në një vend dhe i lidh ato me ekosistemin global.

Programi

16.00 – 16.30 | Prezantimi

  • Ergest Nako, Manaxher i Ekosistemit, Protik
  • Matej Rus, CEO, Konferenca PODIM
  • Tatjana Zabasu, Partnere Menaxhuese, South Central Ventures
  • Meliha Muherina, CEP

16.30 – 17.00 | Temat kryesore

  • Igor Madzov, South Central Ventures: “Çfarë do të thotë të jesh asset i investueshëm?”
  • Mateja Lavrič, Kolektor Ventures: “Trupi dhe startup-i – të gjesh sinergjinë për fitore globale.”

17.00 – 17.45 | Paneli i Investitorëve: Financimi dhe mundwsia e biznesit në 2018 në EQL:

  • Tatjana Zabasu, Partner Menaxhues, South Central Ventures
  • Tomi Kallanxhi,  Altro Post
  • Ergest Nako, Protik Innovation Center
  • Aslan Ibrahimi, Themelues dhe CEO, Allbatron
  • Mateja Lavrič, Kolektor Ventures

Moderator i panelit: Simon Sovič, ekipi PODIM

17.45 – 18.00 | Sesioni pitching

Startup-et do të kenë mundësinë unike për të bërë pitch-in e tyre para investitorëve dhe për të marrë feedback të paçmuar dhe do të takojnë ekipin e Konferencës PODIM.

18.00 – 19:00 | Networking 

Koha që të ftuarit të komunikojnë me njëri tjetrin në një atmosferë informale.

Për më shumë informavion kontaktoni në adresën e email: challenge@podim.org dhe në faqen www.podim.org.

Për të marrë biletën tuaj regjistrohuni KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0