Planifikimi Strategjik i Burimeve Njerëzore

Planifikimi Strategjik i Burimeve Njerëzore


planifikimi-strategjik-burimeve-njerezore-businessmag
Kursi “Planifikimi Strategjik i Burimeve Njerëzore-Tema të lidhura me njerëzit në biznes” është një modul 12-orësh interaktiviteti grupi në seminar dhe 12-orësh interaktiviteti one-to-one online me slot-e të personalizuara sipas kërkesave gjatë muajit pasardhës. Fushat ku do të fokusohet janë (bazuar në interesa të përgjithshme të mbledhura nga sektori):

marrja në punë, hyrja në punë trajnimi, nga brenda dhe jashtë biznesit, vlerësimi i përformancës së njerëzve, këshillimi dhe zhvillimi i tyre, shpërblimi,dhe promovimi, marrja e masave disiplinore të tjera të lidhura me Burimet Njerëzore.

Objektivat

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:

Të njohin nivelit aktual të punës me faktorin njëri në biznes nga vijne (e aftësive, shprehjeve të punës, sistemeve mbështetëse të drejtuesve të kapitalit njerëzor në biznes, etj.)

Të mësojnë si te manaxhojne asetet njerezore per te maksimizuar efikasitetin e tyre ne te mire te biznesit dhe jetes se tyre;

Të pajisen me instrumente, mjete specifike dhe praktike ne miniature te cdo situate të spjeguar gjatë seminareve;

E vazhdimësise një mujore (të monitoruar online nga lektorja) të vënies në praktikë direkte ndryshuese në bizneset nga vijnë për të sjellë ndryshimin në maksimizimin e asetit njeri.

Kush mund të marrë pjesë?

  • Menaxherët, specialistët dhe kushdo në kompani që kryen funksionin e BNj në kompani,
  • Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit,
  • Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.

Niveli i kërkuar i perkushtimit

Kandidatët që do të vijnë, duhet të sigurojnë që do të ndjekin të dy ditët e plota (dmth 12 orë total);

Kandidatet-staf qe nuk jane ne nivelin e larte te drejtimit te biznesit (CEO ose Manaxhere Burimesh Njerezore) te kene miratimin e drejtuesit te tyre;

Kandidatet – aspirantë për të hyrë në Burimet Njerëzore të kenë patjetër një shkollim të përgjithshëm jo më poshtë se niveli Bachelor;

Drejtuesit aktualë të BNJ në një nivel të përparuar të cilët mund të duan t’a marrin gjithë paketën e trajnimeve të BNj si ToT.

Metodologjia

Pjesëmarrja është e limituar.

Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete) testimit online dhe t dretperdrejte; punës në grup (dhe/ose në lidhje me stafin përkatës në degë), sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë zbatimit të planit personal zhvillues te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të biznesit.

“Detyrat e shtëpisë” nga ky trajnim përbën një Plan Veprimi Zhvillues për çdo pjesëmarrës të targetuar të mundësojnë sjelljen e ndryshimit konkret e të matshëm në manaxhimin e Burimeve Njerëzore në biznesin nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit të kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore të Burimeve Njerëzore.

Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.

LEKTORE:

Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.

Elida ka fituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, mban një Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo eshte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesemarres nga 5 vende te Europes.

Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 4 tetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0