Panairi virtual kombëtar i punësimit - Business Magazine Albania

Panairi virtual kombëtar i punësimit


Panairi virtualPse është i rëndësishëm Panairi Virtual Kombëtar i Punësimit?

Ekipi i PortalPune.Com organizon për herë të parë panairin virtual të punësimit për Kosovë dhe Shqipëri.

Duke ditur kërkesat e punëdhënësve për staf të kualifikuar dhe cilësor, ata kanë krijuar platformën e cila ju mundëson gjetjen e punëtorëve që po kërkoni, po ashtu edhe punëkërkuesve gjetjen e punës së dëshiruar.

Panairi Virtual i Punës do të lidhë kompanitë me talentët më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfaqësuar të gjitha profilet e punës. Formati online ofron një mënyrë të lehtë dhe efektive për të zbuluar talentet më të mirë. Nëse e vlerësoni këtë, kjo do të ju sjellë fuqinë punëtore më të mirë,. Kjo është një ngjarje që do të duhet të merrni pjesë!

Kjo është një mundësi unike dhe e organizuar për herë të parë në Kosovë – Shqipëri, duke ju mundësuar për të rekrutuar stafin për kompaninë/organizatën tuaj nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë suaj.

Përfitimet për punëdhënësit

  • Përzgjedh dhe interviston kandidatë të kualifikuar nga tavolina juaj e zyrës
  • Qasje të detajuara të të dhënave të kandidatëve, bisedim apo intervistim direkt me punëkërkuesin,
  • Promovoni mundësitë e karrierës për të rritur reputacionin e kompanisë.

Pse jemi të bindur që ky panair do të kontribuojë në arritjen e synimeve Tuaja?

Ky event do të kontribuojë në promovimin – por edhe do të shtojë vlerën e organizatës apo kompanisë Tuaj. Ky event do të jetë një rast i shkëlqyeshëm për promovimin e shërbimeve Tuaja, si dhe për krijimin e shumë kontakteve të dobishme. Po ashtu do të ndihmojë në zvogëlimin e papunësisë në vendin tonë.

Për t’u regjistruar klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0