Me datë 25 Maj vjen “Panairi i Sipërmarrëve të së Nesërmes” tek Sheshi Skenderbej i organizuar nga Albania’s Business Generation me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Një panair i mbushur me stenda me ide inovative të studentëve të Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj do japë 3 çmimet e vendeve të para. Moderator i eventit është Arbër Çepani.
Ju ftojmë të kaloni pranë panarit pasi plot surpriza ju presin.
Hyrja është falas!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.